Sёmundjet e mukozёs sё gojёs

Sёmundjet e mukozёs sё gojёs dhe trajtimi i tyre

Sёmundjet e mukozёs sё gojёs janё njё specialitet e fushёs sё stomatologjisё por qё i pёrkasin edhe

degёs sё pediatrisё. Pediatri duhet tё vёrё re gojёn nё tёrёsi, daljen e dhёmbёve, mukozёn e gojёs, gjuhёn dhe bajamet nё thellёsi. Vёzhgimi i tyre mund tё japё diagnoza tё sёmundjeve tё ndryshme.

Mukoza e gojёs quhet veshja e zgavrёs se gojёs: e pjesёs sё brёndshme tё buzёve, faqeve, e procesit alveolar, qiellzёs, gjuhёs dhe dyshemesё sё gojёs. Ajo pёrbёhet nga epiteli (pjesa mё e jashtme, e dukshme) dhe nga indi lidhor nёn tё. Ngjyra e saj normale ёshtё rozё e zbehtё, qё mund tё shoqёrohet me ngjyrime tё lehta racore. Ashtu si edhe lёkura, mukoza e gojёs luan njё rol tё rёndёsishёm nё mbrojtjen e indeve dhe organeve qё gjёnden nёn tё nga traumat, mikroorganizmat dhe substancat e ndryshme kimike. Ajo ka aftёsi per tё kapur ndjesitё e temperaturёs, prekjes, dhimbjes dhe shijes, si dhe merr pjesё nё njё sёrё refleksesh si pёr shёmbull ai i gёlltitjes. Me anё tё gjendrave tё vogla qё pёrmban, ajo luan njё rol edhe nё prodhimin e pёshtymёs.

Sёmundjet e mukozёs se gojёs prekin çdo moshe, gjini dhe race. Ato shfaqen nё forma tё ndryshme, tё emёrtuara lezione, me ngjyrё tё kuqe, tё bardhё, si flluska, erozione apo ulҫera, trashje apo enjtje te mukozёs. Nё njё pjesё tё mirё tё rasteve ato shoqёrohen edhe me dhimbje apo djegie, por ka dhe raste tё tjera kur fёmija nuk ka asnjё shqetёsim dhe sёmundja mund tё mos zbulohet pёr nje kohё tё gjatё. Disa prej sёmundjeve mund tё shoqёrohen edhe nga dobёsi tё pёrgjithshme ku fёmija nuk luan si mё parё, temperature etj.

Shkaqet

Sёmundjet e mukozёs sё gojёs shkaktohen shpesh nga faktorёt traumatike, njё dhёmb i thyer e i mprehtё, nga aksidentet e ndryshme nga djegia me ushqime tё nxehta, helmet etj.  Ato gjithashtu mund tё kenё natyre infektive, si kandida (myku), infeksionet herpetike (qe njihen me shpesh si te ashtuquajturat “puçrrat e etheve”) etj. Disa sёmundje kanё natyre imunologjike, ndёrsa disa tё tjera ende kanё shkaqe tё paqarta. Sipas mjekёve, disa prej lezioneve qё shfaqen nё gojё mund tё jenё edhe manifestim i nje semundjeje tё pёrgjithshme, si anemisё, leucemise, AIDS-it, sёmundjeve tё lёkurёs, tё traktit tretёs, endokrine etj.  

Diagnoza

Dg.pёrcaktohet nga ekzaminimi i hollёsishem i gojёs.

Analizat e gjakut, ato mikrobiologjike, radiografi, test biopsie.

Trajtimi

Njё pjesё e sёmundjeve tё mukozёs sё gojёs mund tё jenё kalimtare dhe tё shёrohen vetvetiu ose me anё tё antibiogramёs luftohet shkaktari. Por nё disa  raste tё tjera, mund tё jetё kirurgjikal.

 

Era e keqe e gojёs tek fёmijёt – Hialitosis

Shpesh era e keqe e gojës së fëmijëve ҫudit prindërit, pasi pritet që nga fëmijët të ndiejmë vetëm erën e këndëshme karakteristike për ta.Kjo erë mund të bëhet mjaft e sikletshme madje ndonjë herë dhe bezdisëse. Shkaqet ndahen në orale kur burimi i erës së keqe është gojë, ekstra orale kur burimi nuk është në gojë.

SHKAQET  ORALE:

Goja e thatë:-Mungesa e rrjedhjes së pështymë jep një gojë të  thatë. Pështyma është shumë e rëndësishme sepse përvec lagështisë që i jep gojës (të nevojshme për artikulimin e fjalëve, dallimin e shijeve) është dhe një dezinfektant natyral pasi përmban substanca të afta të vrasin mikroorganizma të ndryshëm.Tek të rriturrit shkaqe për tu marrë në konsideratë për gojën e thatë janë probleme me gjëndrat e pështymës si gurë në rrugët e tyre ose infeksione. Në fëmijë shkaku më i shpeshtë i gojës së thatë është frymёmarrja me gojë kur kanë hundët e bllokuara. Shkaqe të tjera të gojës së thatë janë dehidrimi, diabeti, disa medikamente.

Gjuha-problemi zakonisht qëndron tek kurrizi i gjuhës i cili mund të jetë i veshur me qeliza epiteliale të deskuamuara, bakterie, qeliza gjaku të dekompozuara.

Dhёmbёt-dekopmpozimi i ushqimit të mbetur mes dhëmbëve nga bakteret si dhe formimi i plaques(shtresë e verdhё që formohet mbi sipërfaqen e dhëmbëve nga ushqimet dhe bakteret) jep erë të rëndë pasi zbërthimi i ushqimeve nga bakteret ҫliron gazra të ndryshëm me erë të keqe. Pas këtyre proceseve në mungesë e një higjene të mirë vjen kariesi madje mund formohen dhe abcese të cilat japin erë akoma më të rëndë.Por dhe dhëmbët jo të mbushur mirë ose proteza të pjesshme ose të plota që nuk janë të puthitura mirë dhe si pasojë mbushen me ushqime dhe baktere japin erë të rëndë të gojës. Konsumimi i ushqimeve që kanë përmbajtje të lartë proteinike bën që të rritet sasia gazrave me erë jo të kёndёshme të prodhuar nga dekompozimi i tyre.

Infeksioni mykotik-marrja e antibiotikëve për kohë të gjatë,kimioterapia,kortizonikët japin infeksion e më pas ërë të rëndë. Por dhe diabeti ose parazitët e zorrës mund të bëhen shkak i infeksionit mykotik nga kandida.

Sёmundjet e mishrave tё dhёmbёve-inflamimi i mishrave të dhëmbëve nga traumat, ushqimet e mbetura midis dhëmbëve  jep erë të keqe.

SHKAQET  EKSTRA ORALE;-

Mёlҫia;cirroza dhe insuficenca hepatike japin gojës erë si vezë e prishur. timetilaminuria, një ҫrregullim metabolik i mëlҫisë jep gjithashtu erë te keqe.

Sёmundjet respiratore dhe tё sinuseve;-Rrjedhjet e sekrecioneve të hundës nga pjesa fundore e saj drejt rrënjës së gjuhës ose rrjedhjet nga sinuset e infektuar jane shkaku kryesor i erës së keqe të gojës në fëmijë. Në këto sekrecione jetojnë baktere që prodhojnë gazra me erë të keqe.

Në fëmijët astmatik që përdorin barna kortizonik era e keqe mund vij nga kandidoza oro faringeale si pasojë e kortizonikëve.

Trupa të huaj në hundë ose rrugët respiratore japin reaksion inflamator, sekrecione dhe erë të keqe.

Bajamet-Në fëmijë me bajamet e kronicizuara ose fëmijë të moshës përreth adoleshencës kur bajamet janë të zmadhuara dhe xhepat e tyre të thellë, mund ndodh akumulimi i ushqimeve në këto xhepa duke dhënë erë të rëndë nga dekompozimi. Sa për zmadhimin në moshën e adoleshencës është diҫka normale që kalon ndërsa bajamet e kronicizuara kërkojnë trajtim të specializuar.

Veshkat;-insuficencat renale japin rritje të azotemisё që i jep gojёs erë amoniaku.

Stomaku;-kolonozimi i stomakut me helikobacter pylori jep ndryshime inflamatore të mukozës së tij që rezultojnë në erën e gojës.

Por dhe divertikujt (xhepat) ezofageal japin erë të keqe nga grumbullimi i ushqimit në to.

Diabeti-kontrolli i dobët i nivelit të glukozës në gjak jep gojës erë aceton.

Medikamentet-barna te tilla si ; antihistaminikët, antipsikotikët, antidepresivët, japin gojë të thatë. antibiotikët mund shkaktojnë mykoza duke rezultuar në erë të rëndë.

MJEKIMI;-Sigurisht bazë pёr largimin e kësaj bezdie është kujdesi me rregjimin ushqimor dhe një higjenë e mirë e gojës. Që në fëmijërinë e hershme, me fillimin e ushqimeve të ngurta kur fëmija ka mjaftueshëm dhëmbë për tu përtypur, duhet fillojë dhe larja me furçë dhe pastë të posaçme. Mos harroni që lehtas ti biem dhe gjuhës me furçë.Shmangim përdorimin e tejzgjatur të biberonit me lëngje të ëmbla pasi e bën gojën vёndmbjellje mikrobesh. Kujdes akoma më i rreptë për ëmbëlsirat sidomos lëpirset ose karamelet e forta që mbahen në gojë.Nëse këto masa të përgjithshme të higjenes orale nuke eliminojnë erën e gojës drejtohuni tek një dentist e nëse problemi nuk qëndron tek dhëmbët vizitoni pediatrin. Kujdes me hundët e bllokuara dhe grykët.

Çaj qe rekomandohen per tё hequr erёn e keqe te gojёs

Lёng rrushi

Mёndra

Mendra ka dhёnё rezultate tek e vjella dhe pёr erёn e keqe tё gojёs. Merrni 2 lugё gjelle mender, i hidhni 3 gota ujё dhe i zieni per 10 minuta.

Molla

Merrni 2 kokrra molle dhe i zieni me 2 gota ujё, per 20 minuta. Mё pas kullohet dhe pihet 1 gotё nё mёngjes esёll dhe 1 gotё nё darkё vonё.

 

Aftet në mukozën e gojës dhe të buzëve

Aftet janë ulҫera të vogla, që dhёmbin,e që paraqiten gati se në tërë mukozën e gojës. Meqёnëse nuk është e njohur etiologjia (shkaktari) e aftëve, nuk ekziston edhe bar efikas për mjekimin dhe ndalimin e shfaqjes së tyre.

Fjala afta rrjedh prej fjalës së vjetër greke që do të thotë „ndizet" ose „kallet". Pas gingiviteve janë sëmundjet më të shpeshta të indeve të buta të gojës.. Aftet prekin te gjitha moshat dhe të dy gjinitë.

Kush është shkaktar i afteve?

Shkaktari i aftëve ende nuk dihet. Ekzistojnë një varg teorish, që supozojnë se shkaktar i aftëve është një lloj bakteri, pastaj disa tjera sugjerojnë se bëhet fjalë për një sëmundje të kushtëzuar gjenetikisht. Ajo që dihet me siguri është se ekzistojnë situata të cilat i shkojnë për shtat kësaj gjendjeje. Përvoja të shumta klinike tregojnë se stresi emocional, çrregullimet gastrointestinale (rritja ose zvogëlimi i aciditetit të lukthit), mungesa e vitaminave (në veçanti atyre të grupit B), çrregullimet hormonale (mungesa e estrogjenit te seksit femёr), sëmundjet kronike të cilat sjellin deri te dobësimi i imunitetit dhe alergjitë- mund të kenë ndikim të madh në shfaqjen e aftëve. Është vërtetuar se një rol të veçantë luajnë edhe: traumat e mukozës, infektimet bakteriale, virusale, etj.

Cili është roli i viruseve dhe higjienës orale në paraqitjen e afteve, sidomos te fëmijët?

Në hulumtime te fundit ekziston bindja se viruset janë "të akuzuarit kryesorë" nga shkaktarët infektivë të aftëve (sëmundja quhet stomatiti aftoz), ndërsa e shkaktojnë viruset të cilët barten nga "duart e palara". Ka fëmijë, të cilët nuk kanë inflamacion viral të mukozës së gojës, por megjithatë kanë afte. Kjo zakonisht ndodh kur te fëmijët vjen deri te dobësimi i imunitetit. Duket se bëhet fjalë edhe për prirjen për të pasur afte (te disa fëmijë zakonisht shfaqen aftet kur kafshojnë gjuhën), mirëpo higjiena e keqe është miku më i mirë i aftëve. Pemët dhe perimet e palara (ose të lara keq), po ashtu mund të favorizojnë paraqitjen e aftëve.

Si manifestohen aftet?

Aftet në gojë duken në formë të ulҫerave të rrumbullakta ose ovale, qartë të kufizuara me një zonë të ngritur të skuqur.

Paraqitjes së çdo afte i paraprin skuqja dhe djegia e lehtë e asaj pjese të mukozës, në të cilën më pastaj paraqitet një flluskë e mbushur me lëng të kthjellët. Për shkak të mbështjellësit të hollë, flluska shpejt pëlcet, me ç"rast del lëngu, dhe në atë vend mbetet plagë. Kështu, mbaresat nervore mbesin të pambrojtura, prandaj këto "plagë" janë shumë të ndjeshme në çdo ngacmim. Dhimbja është shumë më madhe nëse konsumohet ushqim i nxehtë dhe djegës (tharbtë ose hidhur).

Ku lokalizohen më së shpeshti?

Aftet mund të lokalizohen në të gjithë mukozën e gojës. Vendet më të shpeshta janë: maja dhe anët e gjuhës si dhe mukoza e faqeve dhe e buzëve, veçanërisht buza e poshtme. Pra sipas rregullit aftet zakonisht paraqiten në të ashtuquajturën mukozën jofunksionale (mukoza e brendshme fytyrës, hapësira nën gjuhë), ndërsa shumë rrallë në mukozën funksionale (gingiva, qiellzën e fortë). Jo rrallë mund të paraqiten edhe pjesët anësore të gjuhës dhe rrënjën e gjuhës.

Në cilat forma paraqiten aftet?

Aftet mund të jenë me madhësi dhe forma të ndryshme. Madhësia ë e tyre mund të jetë e vogël „si kokrra shegës", që janë më shpesh, por mund të arrijnë edhe madhësinë e „kokrrës së misrit".

Ekzistojnë tri forma të afteve:

Më të shpeshta janë të ashtuquajturat aftet e vogla të cilat paraqiten te 80% e rasteve. Vetë emri tregon se këto janë afte të vogla, zgjasin nga 7 deri në 14 ditë. Te disa të sëmurë, paraqiten në mënyrë të vazhdueshme gjatë muajve të caktuar (ndërsa secilën herë paraqiten dëmtime të reja).

Forma tjetër, e cila është më e rrallë, paraqitet në 10% të rasteve dhe karakterizohet me lajmërimin e afteve të mëdha, më të mëdha se një centimetër. Shpesh shoqërohen me temperaturë të lartë. Për shkak të madhësisë së tyre dhe depërtimit të thellë në mukozë, shërimi zgjat më shumë sesa tek aftet e vogla.

Forma e tretë karakterizohet me numër të madh dëmtimesh të vogla, të cilat bashkohen ndërmjet tyre, janë shumë të dhembshme sepse paraqiten në mukozën shumë të inflamuar.

Si duhet të ushqehemi që dhembja të jetë më e vogël?

Është me rëndësi që ushqimi të përshtatet në rastet e afteve të dhimbshme, ashtu që duhet shmangur ushqimin dhe pijet e nxehta (por edhe të ftohta), ndërsa duhet orientuar tek ushqimi i butë. Ushqimi i fortë vetëm sa e shton dhimbjen, ngjashëm sikurse ushqimet e tharta dhe të kripura (të cilat është mirë të shmangen te të gjithë fëmijët, jo vetëm tek ata që kanë afte). Te foshnjat dhe fëmijët vegjël: gjysmë ore para ushqimit duhet të jepet analgjetik (paracetamol), ashtu që dhimbja zbutet dhe fëmija mund të konsumojë ushqimin më lehtë

A mund të shërohen aftet?

Për mjekimin e afteve janë provuar terapi të ndryshme, por pa ndonjë rezultat dhe sukses të sigurt. Terapia është e orientuar në zvogëlimin e dhimbjes duke ordinuar anestetikë sipërfaqësorë, si edhe në trajtimin e inflamacionit me anë të medikamenteve të ndryshme në ordinancën stomatologjike. Në shtëpi, inflamacioni mund të qetësohet duke e larë me çaj (kamomili, sherbele). Duhet të mbahet higjiena e mirë e gojës, dhe rekomandohet marrja e vitaminave të grupit B. Meqenëse nuk është e njohur etiologjia (shkaktari) e aftëve, nuk ekziston edhe bar efikas për mjekimin dhe ndalimin e shfaqjes së tyre.