Infeksionet   seksualisht   tё   transmetueshme (I.S.T.)

 

Infeksionet sekualisht tё transmetueshme (I.S.T.) ose sёmundjet veneriane apo genitale

janё ngjitёse dhe merren me pak pёrjashtime me anёn e kontakteve seksuale.

Kёto sёmundje janё:

Sifilizi(syphilis), Gonoreja (gonorrhea), H.I.V, HepatitB, Ulçera e butё (ulcus molle), Limfopatia venere (lymphopathia venerea), Granuloma venere (granuloma venereum).

 

Nё vёndin tonё sёmundjet veneriane denoncohen detyrimisht nё bazё tё ligjit tё sёmundjeve ngjitёse. Nё kёto sёmundje synohet tё pёrfshihen edhe uretritet aspecifike (urethritis non gonorrhoica).

Histori e shkurtёr e I.S.T.

Preardhja e parё nё Europё nuk njihet mirё por disa autorё pretendojnё se sёmundjet veneriane janё sjellё nga marinarёt e infektuar tё Kristofor Kolombit kur anijet u kthyen nё Spanjё, kurse tё tjerё ngulin kёmbё se koto sёmundje kanё ekzistuar qysh nё kohёn antike. Epidemia e parё nё Evropё u shfaq mё 1495 nё Napoli, pas pushtimit tё francezve duke u quajtur “sёmundja franceze”tё cilёt e quanin “mal venerien” ose “morbus venerien”etj. Nё vitin 1497 e kemi nё Greqi, ku u infektua 20% e popullsisё dhe kёshtu pёrhapet nё Maqedoni dhe Dalmaci. Nё vёndin tonё nuk kemi tё dhёna nё kohёn e pushtimit Otoman,por vetёm nё shek.XIX fillojnё tё pёrshkuhen nё Sёrbi,Bosnjё dhe Dalmaci dhe nё pjesёn bregdetare tё Shqipёrisё. Nё lindje kёtё pёrhapje e gjejmё vetёm pas marshimit tё ushtrisё egjyptiane nё vitin 1831. Nё vёndin tonё kemi raste sporadike nё kohёn e pushtimit tё Napolit nga stradiotёt dhe mё vonё nga lufta pёr pavarsi tё Greqisё ku u infektuan dhe shqiptarёt. Importimi i sёmundjes mendohet edhe nga rekrutёt shqiptarё nё ushtrinё egjyptiane. Nё vitin 1901 kemi spitalin dhe ambulanca e parё shqiptare nё Durrёs dhe pastaj nё Elbasan e Lushnjё u dёrguan mjek shёtitёs.Nё vitin 1928 hapet dispanceria e parё antivenerianenё Nivicё tё Kurveleshit dhe mё vonё ambulanca

qёndrore e Tiranёs qё kishte nё vartёsi Kavajёn, Shijakun dhe Krujёn. Gjatё luftёs kёto ambulanca u mbyllёn dhe sёmundjet bёnё kёrdinё nё njё pjesё tё mirё tё popullatёs.Pas çlirimit tё Shqipёrisё 1944 u muarrёn masat e para pёr zhdukjen e burimeve tё infeksionit. Lokalet e korrupsionit u mbyllёn, gratё publike tё huaja u dёrguan nё vёndet e tyre ndёrsa tё sёmurёt ju nёnёshtroheshin mjekimit tё detyruar sipas ligjit 1945-1947.Deri nё vitin 1950 funksiononin 34 dispanceri, 93 ambulanca antiveneriane, 3 laboratorё fushorё, 1 laboratorё lёvizёs dhe 7 stacione serollogjike nё rrethet kryesore.Nё vitin 1954 u diagnostikua njё rast qё u izolua menjёherё ndёrsa rasti i fundit sifiliz terciar u mjekua nё 1960. Pas demokracisё me lёvizjen e popullatёs kemi pёrsёri rastet e para tё cilat po pёrhapen me njё shpejtёsi tё madhe.

 

I.S.T kanё njё tablo klinike pak a shumё tё njёjtё qё ndryshojnё vetёm nga shkaktari,mikrobi qё emёrton edhe sёmundjen si ulcera genitale,uretriti,infeksionet e nyjeve limfatike, shankri,granuloma inguinale, vaginiti etj. Anamneza ёshtё e pёrbashkёt si marrёdhёniet seksuale dhe historia, bashkёshortёt, marrёdhёniet homoseksuale, kontaktet me infeksionet,sёmundje tё vjetra seksuale, etj.

Vizita bёhet duke parё pjesёt genitale, nyjet lymfatike inguinale, scotum,vaginal dhe rectal.

Analizat: Serologji dhe mikroskopikisht, urina pёr protein e kulturё dhe glicemia.

 

1.Sifilizi

Sifilizi ёshtё njё sёmundje ngjitёse me dekurs kronik qё shkaktohet nga treponema pallidum qё merret me rrugё genitale dhe ekstragenitale. Sa mё i prapambetur tё jetё njё popull nga ana kulturale, higjenike dhe ekonomike aq mё tepёr njerёzit do tё infektohen nga kjo sёmundje,njihet nё shekullin e kaluar qё nё rrugёn extragenitale nё Ballkan janё infektuar 50% e popullsisё.

Pas infeksionit me sifiliz kalon njё kohё 14-21ditё ose 91 ditё pa shёnja e cila varet nga virulence apo rezistenca e organizmit mё pas zakonisht pas 3javёsh shfaqet njё erosion sa kokrra e melit, njё papul e skuqur e padhimbёshme qё rritet me shpejtёsi dhe infiltrohet nё sipёrfaqe dhe nё thellёsi duke formuar kёshtu pas njё jave ulcus durum ose afektin primar. Treponemat kalojnё shpejt nё hapёsirat indore dhe nёpёrmjet rrugёs limfatike pёr tu shumuar mё vonё nё enёt dhe nё hapёsirat perivaskulare limfatike. Nё javёn e katёrt deri nё tё gjashtё ululcera zhvillohet nga rozё bёhet kafe me stadin e skuqjes, e edemёs dhe mё vonё tё nekrotizimit qё shoqёrohet me dhёmbje e temperaturё. Buzёt e sipёrfaqes sё ulcerёs kufizohen mirё bёhet e fortё dhe nё prekje me shtypje eshtё e dhimbshme.Nekrotizimi bёhet nga obliterimi I rrugёve limfatike nga treponemat si pasojё e limfangitit difuz. Sipas vёndit tё depёrtimit tё treponemёs nё tup dallohen ulcera sifilitike genitale, perigenitale, extragenitale. Mё shpesh ato konstatohen nё regjionin genital. Sa mё e ulёt kultura higjenike e popullsisё aq mё shpesh dotё konstatohen infeksione larg regjioneve genitale.Ulcera lokalizohet nё pjesёn genitale mё shpesh nё praeputium, nё penis, nё radix penis, nё labiet e mёdha e tё vogla, nё klitor dhe uretёr.

Ulcera extragenitale konstatohet mё shpesh nё buzё, nё tonsillet, nё mishin e dhёmbёve, nё majёn e gjuhёs, nё mukozat e faqeve, nё gjinjtё e grave, nё gishta, nё qepallat e syve,nё vrimat e hundёs, nё mjekёr, nё faqe

laring, vesh, nё kocka,nё sy,nё tё gjitha organet si stomak etj., nё nervat duke dhёnё meningite apo meningoencefalite,paraliza progressive me çrregullime tё personalitetit , depresione, me ndryshime tё rёnda psikike deri nё demencё etj. Infeksionet shkaktohen nga tё puthurat dhe kontaktet perverse, si dhe indirect nga pёrdorimi i pёrbashkёt i enёve, i lugёve, pirunjёve, thikave,gotave,furçёve tё dhёmbёve, tё veglave tё dentistit, berberit,tё muzikantёve etj.,po kёshtu nёpёrmjet transmetimit me rrugё intrauterine prej nёnёs sifilitike tek fetusi infeksioni kalon me rrugёn hematogjene e mё pak limfogene nёpёrmjet placentёs dhe kordonit placentar nё qarkullimin embrional. Pas ulcerёs primare kemi periudhёn e dytё njё spirohetozё e pёrgjithshme e organizmit qё mund tё mos jetё e dukshme por qё prek tё gjitha organet e brёndshme, kjo kur sifilizi nuk mjekohet. Nё kёtё periudhё shfaqen ekzantema tё lёkurёs e tё mukozave, ndryshime tё pigmentimit, tё flokёve dhe tё thonjёve.

Periudha terciare ose sifilizi i vonёt zhvillohet pas 3-5vjet, pas 30-60vjet ose mund tё mos shfaqet fare, po qё del gjithmonё testi i Nelsonit pozitiv ndёrsa reaksonet serollogjike 60-70% dhe treponemat mund tё mos gjёnden. Kjo periudhё klinikisht nuk ёshtё ngjitёse. Dy format e tij janё syphilis tuberoza dhe syphilis gummosa.

Analizat me testet serologjike qё janё 2 tipe1-Cardiolipin anticorp testi, VDRL,RPR,WR. Dhe2-Anticorpet e treponemёs,TPHA, FTATPI.

Mjekimi me antibiotikё si penicillin etj.

 

Gonoreja (Gonorrhoeaose blennorrhoea)

Gonoreja ёshtё njohur nё kohёn e hershme qё nё kohёn antike si sёmundje e burrit dhe e gruas. Nё sekrecionet uretrale gjёndet gonococu (diploccocus gonorrhoae ose neisseria gonorrhoae). Kjo sёmundje mё parё merresh si sifiliz por mё vonё u zbulua me anёn e mikroskopit mikrobi gonokok nga morri edhe sёmundja

emrin. Gonoreja pёrhapet njёsoj si sifilizi me anёn e kontakteve seksuale si dhe me mёnyrёn e tёrthortё, tё pёrdorimit tё pёrbashkёt tё peshqirёve, rrobave(pizhamave, tё mbathurave), enёve etj. Infektimi tek fёmijёt e vegjёl kur flenё me prindёrit e sёmurё nё tё njёjtin shtrat, ose nga nёnat e sёmura, kur gjatё lindjes shkaktohet tek fёmija i porsalindur ophtalmogonorrhoe i cili sot pavarsisht ёshtё apo nuk ёshtё nёna e sёmurё mёnjanohet me hedhjen e sol.argent nitric 1-2% ose disa pika penicillin olleose ose 1:1000UI nё tё dy sytё e fёmijёs sё porsalindur. Kujdes tё veçantё duhet patur nё çerdhe dhe kopshte meqёnёse fёmijёt infektohen ndёrmjet tyre ose nёpёrmjet rrobave tё ndyra tё pёrdorimit tё pёrbashkёt etj. Nё sendet e njoma gonococu mbetet pёr 3-24 orё infektues, kurse nё ato tё thata ai ngordh shpejt, por nё organizmin e njeriut ai mbetet virulent i kapsuluar pёr shumё vjet pa dhёnё shёnja klinike. Gonokoku prek mё shumё mukozat me epitel cilindrik dhe kubik si p.sh. uretrёn, kanalet e gjёndrave, nё qafё, nё uterus, nё tubat, nё rectum, nё konjuktivat dhe nё mukozat vaginale tё fёmijёve. Nё rastet kronike qё janё mё tё shpeshta, vetёm zbulimi i gonokokut vёrteton sёmundjen. Komplikacionet janё tё rёnda si artritet, endokarditi dhe ekzantemat.

Mjekimi me antibiotic si penicillin, tetraciklina,kloromicetina, streptomicina, amoxicillin+probenicid, cefuroxim+probenicid,co-trimoxazole. Mjekimi duhet ndjekur pёr 3muaj duke bёrё kulturёn dhe serologjinё e sifilizit.           

 

Shankri ose ulcus molle shkaktohet nga haemophilus ducreyi tropical dhe qё jep limfodenopati, ulcer dhe dhёmbje nё zonёn qё pushton. Mjekohet me erythromycinaugmentin dhe co-trimoxozole.

 

Limfopatia venere ose lymphogranulomatoza inguinalis shkaktohet nga virusi mylogawa.qё shfaqet me ulcera tё vogla gati tё padukshme e pak tё dhёmbshme nё pjesёn genitale e dke umbushur me qelb. Mjekimi specific.

 

Granuloma inguinale venere shkaktohet nga donovania granulomatis tropikale dhe qё jepnё pjesёn genital granulomёn e kuqe tё padhimbshme qё shndrohet nё ulcer. Mjekohet me tetracycline.

 

Uretriti, servisit, pid, lgv shkaktohen nga chlamydia trachomatis jep limfodenopathi dhe mjekohet njёsoj si granuloma.

 

Herpes genitalis shkaktohet nga herpes simplex.

 

Condolomata acuminate nga papova virus, herpes genital.

 

Molloscum contagiosum nga pax virus.

 

Trikomonosis nga trichomonas vaginalis qё jep uretrit dhe vaginitis.Mjekimi me metronidazole.

 

Kandidiasis nga candida albicans qё mjekohet me clotrimazole.

 

Scabies nga sarcoptes scabei mjekohet me lindan 1% ose malathion 0,5%.

 

Pedikulozis pubis nga phthirius pubis mjekohet me malathion 1% dhe shampoo.