GRIPI OSE INFLUENCA ( Profilaksia )

Sёmundja e gripit ose influenca mund tё kalojё lehtё por mund tё kalojё edhe rёndё duke u bёrё vdekje prurёse pёr fёmijёt e pleqtё. Virusi ekziston deri tani i zbuluar nё 3 tipe(A,B dhe C) Nёn tipet ( pёr tipin A ) janё Hemoglutinin (H) dhe Neurominidaz( N ). Nё veҫanti mutacionet shumё shpejt ndryshojnё sidomos nё tipin A dhe kёto paraqiten sipas WHO, klasa, tipi, origjina,burimi gjeografik,numri, viti i izolimit, p.sh.Or.A,(Swine/Taivan/2/87/(H3,N2 ).

Transmetimi me rrugёn aerogene (nёpёrmjet spёrklave ). Inkubacioni zgjat  1 - 4 ditё.

Infektiviteti: Fillimi i simptomave 1 ditё mё pёrpara dhe 7 ditё mё pas.

Imuniteti: N.q.se ka imunitet karshi tipit nuk sёmuren, n.q.se jo,  sёmuren.

Pathollogjia: Nё rrugёt e sipёrme e tё poshtёme jep inflamacion akut nekrotik dhe hemorragjik.

Klinika: Nё veҫanti 48 orё pas inkubacionit, temperaturё, dobёsi, dhёmbje koke, mialgji veҫanёrisht si i ngordhur, tё vjella e depresion. Shёrimi bёhet ngadalё.

Analizat: N.q.se ёshtё e duhur mё e dobishmja ёshtё ajo serollogjike, 2 – 3 javё titracjoni rritet nё lartёsinё e duhur, kultura mund tё bёhet .

Komplikacionet : Bronkopneumonia virale ose bakteriale sek., sinuzit,otitis media, encefalit dhe perikardit. Njё nga mё tё rrezikshmet ёshtё pneumonia nga influenca qё shkurtimisht po e shtjellojmё pak: Anamneza dhe simptomat : - shfaqet 1-2 ditё pas fillimit tё sёmundjes, me kollё ( nё fillim e thatё pastaj me sekrecione), gёlbazё si e bardha e vezёs dhe disa herё me gjak, temperatura e moderuar, dhёmbje koke, kyҫesh e muskujsh.

Ecuria e rёndё: dispne, cianozё, edemё pulmonare.

Nё pulmone rale buloze, nё grafi duken opacitete homogjene qё bashkohen.

Analizat: Kur titri rritet kemi reaksion tё devijimit tё komlementit qё ёshtё njё ekzaminim bindёs. Po kёshtu pak a shumё tё ngjashme janё edhe pneumonitё nga adenoviruset, parainfluenca, retroviruset, koksaki, ekoviruset dhe rinoviruset.

Mjekimi: - Pushim nё shtrat, antipiretikё, simptomat mund tё dobёsohen me Amantadinё 100mg./12orё p.os.pёr 5 ditё, nё rast epidemish ( H2,N2; H3,N2; H1,N1; ). N.q.se nё raste tё pneumonive sek. me dispne, anoreksi, kolaps qё mund tё shkaktojnё vdekje menjёherё shtrohet nё reanimacion me urgjencё.

Profilaksia: - Trivalan vaksinё (e bёrё nga viruse inaktivё qё pёrdoret pjesё – pjesё tё virusit tё

fragmentuar ). Kёto serotype tё reja pёrdoren mё tё vogla se mosha 13 dhe gjithashtu nё tё moshuar, nё njerёz qё vuajnё si diabeti, pulmone kronike, tё zemrёs, nё ata me imunitet tё dobёt, si dhe personeli shёndetsor. Nё epidemitё (nё njё sasi tё lartё pёr nёntipet si Or.H2,N3 dhe H1,N2 ) qё shoqёrohet me perikardit, Guillain – Barre jepet Amantadinё 100mg./12 orё p.os. 6 javё, si efektet anёsore mund tё japё pagjumёsi, neuroz, uremi, imunosupresion tё vaksinёs ku mund edhe tё mos japё efekt prandaj si profilaksi mendohet ajo orale.

Katari stinor (Rrufa ), infeksionet e rrugёve tё sipёrme tё frymёmarrjes, ose marrja e tё fohtit nё gjuhёn e thjeshtё mё shpesh shkaktohet nga nёntipe tё ndryshme tё rinoviruseve, ku numёrohen mё shumё se 80 nёntipe tё tyre. Fillimisht, rrjedhje nga hundёt, ku pas disa ditёsh rrjedhjet  mund tё bёhen purulente. Inkubacioni  zgjat  1 – 4 ditё.

Komplikacionet: ( p.sh. nё fёmijёt 6% ) kemi otitis media, pneumoni, konvulsione febrile.

Mjekimi: p.sh.pёr kollёn pёrdoren antibiotikёt. Nё infantilёt qё kanё hundёt e bllokuara pёrdoret me efikasitet serum fiziollogjik 0,9% ose operil pediatric.