1.Pneumonia bakteriale

2.Pneumonia atipike

3.Pneumonia fungale

4.Pneumonia virale

Pneumonia bakteriale

 

Pneumonia bakteriale

Pneumonia bakteriale është inflamacion i parenkimës mushkërore, i shkaktuar nga bakteriet. Në mjekësi dallohen këto lloje të Pneumonisë bakteriale:

1.Streptococcus pneumoniae është një inflamacion i cili prek zakonisht fëmijët, pleqtë, njerëzit me mangësi imune. Simpromet e kësaj sëmundje në shumicën e rasteve janë pneumoni lobare, pneumoni tipike, sëmundje akute me ethe dhe të dridhura, mund të keqësohet me shpejtësi.

Mjekimi i kësaj sëmundje bëhet me Penicilinë ndërsa për pacientet me alergji ndaj pencilinës si zëvendësim i saj përdoret Eritromicina.

2. Hemophilus:

a. Prek zakonisht fëmijët, pleqtë, njerëzit me mangësi imune

b. Trajtimi: Cefalosporinë.

3. Moraxella catarrhalis:

a. Shkakton rreth 5% të pneumonive jashtë spitalore. Prek shpesh pacientët me emfizemë dhe bronkit  

    kronik, dhe pacientët me mangësi imune.

b. Trajtimi: Bactrim.

4.Staphylococcus aureus:

a. Zakonisht pason gripin, shkakton efuzion pleural.

b. Trajtimi: Penicilinë penicilinazë-rezistente (oxa-, cloxa-, naf-, methicillin).

5. Bacilet gram-negative:

a. Shkaktojnë infeksione spitalore (nozokomiale).

b. Trajtimi: Cefalosporinë.

6. Pseudomonas:

a. Shihet më shpesh në ata që kanë fibrozë cistike, shpesh si infeksion spitalor. Krijon kavitete

    në mushkëri.

b. Trajtimi: Pseudomonas është natyrshëm rezistente ndaj shumë antibiotikëve. Duhet trajtuar gjithmonë

    me më shumë se 1 antibiotik, p.sh., piperacilinë + gentamicinë; piperacilina është një nga penicilinat

    me efekt të mirë kundër pseudomonas.

7.Klebsiella:

a. Shkakton pneumoni në alkoolikët, diabetikët; shkakton infeksione spitalore.

b. Tipik është sputumi me gjak.

c. Trajtimi: Klebsiella është shpesh rezistente ndaj antibiotikëve, prandaj duhen përdorur kombinime,

    p.sh., cefalosporinë dhe gentamicinë.

8. Bakteret anaerobe:

a. Pneumoni aspirative, pasojë e kalimit të të vjellave në mushkëri.

b. Shihet në alkoolikët, në dementia, në humbjet e vetëdijes.

c. Pneumonia aspirative prek më shpesh lobet e poshtëme sepse materiali i kaluar në rrugët e

    frymëmarrjes përfundon aty; kjo lloj pneumonie mund të përfundojë me abscess pulmonar; sputumit i

    vjen erë e rëndë.

d. Trajtimi: Metronidazole + clindamycin.

 

Pneumonia atipike

1.      Mycoplasma pneumoniae:

§ a. Prek zakonisht të rinjtë.

§ b. Shenjat / simptomat: trakeobronkit, kollë gjatë natës.

§ c. Trajtimi: Doksiciklinë, azithromicinë.

2.      Legionella pneumophila:

§ a. Shihet tek alkoolikët, pacientët me organe të transplantuara, pacientët me

§     emfizemë/bronkit kronik,

§     tumore malinje, diabet; për herë të parë u përshkrua pas një epidemie të vogël si pasojë

§     e infektimit të një sistemi të ajrit të kondicionuar.

§ b. Shenjat/simptomat: hiponatremi, çrregullime të sistemit nervor qendrordiare; LDH  

§     mbi 700.

§ c. Trajtimi: Azithromycin, ofloxacin; edhe me trajtim, 25% e të prekurve vdesin.

3.      Chlamydia pneumoniae:

§ a. Shihet zakonisht në pacientët e moshuar.

§ b. Shenjat / simptomat: dhimbje e grykës, ngjirje, sinuzit.

§ c. Trajtimi: Azithromycin, levofloxacin.

4.      Chlamydia psittaci:

§ a. Zakonisht merret nga shpendët, shpesh nga ndonjë papagall; papagalli mund të jetë

§     edhe vetë i  sëmurë (p.sh., mund t'i kenë rënë pendët).

§ b. Trajtimi: Doksiciklinë.

5.      Coxiella burnetii:

§ a. Sëmundja merret nga kafshët e blegtorisë (lopë, dele, dhi), nga qumështi ose nga thithja e ajrit me baktere.

§ b. Trajtimi: Tetraciklinë.

6.      Francisella tularensis:

§ a. Zakonisht merret nga lepujt, por edhe nga kafshët e tjera, dhe nga kafshimi i pleshtave;

§     zakonisht prek gjuetarët, kasapët.

§ b. Trajtimi: Streptomicinë.

7.      Actinomyces israelii:

§ a. Shkakton empiemë, shkakton sinuse.

§ b. Trajtimi: Penicilinë për 1 vit.

8.      Nocardia asteroides:

§ a. Ngjan me tuberkulozin; i prek më shpesh të sëmurët me SIDA-AIDS.

§ b. Shenjat / simptomat: ethe, djersë gjatë natës, eozinofili; .

§ c. Trajtimi: Bactrim.

 

Pneumonia fungale

1.   Pneumocystis carinii:

§ a. Fillon ngadalë me kollë, dispne, infiltrate në të dyja mushkëritë; nuk

§     jep efuzion zakonisht.

§ b. Sinjal i SIDA-s (AIDS).

§ c. Diagnoza: analizë e sputumit (ngjyrosje me argjend), LDH e rritur.

§ d. Trajtimi: Bactrim; Baktrima i jepet si profilaksi edhe pacientëve me SIDA që kanë më   

§      pak se 200 CD4.

2.   Coccidioides immitis:

§ a. Shkakton ethen e luginës San Joaquin (San Joaquin Valley Fever).

§ b. Prek banorët dhe udhëtarët në jugperëndim të ShBA. Incidenca rritet pas tërmeteve.

§ c. Diagnoza : Citologjia e sputumit.

§ d. Trajtimi: Amphotericin B ose fluconasole.

3.   Histoplasma:

§ a. Sëmundja ngjan shumë tuberkulozin.

§ b. Histoplazma është e përhapur në shtetet rreth Mississipit, gjendet në glasat e zogjve dhe

§      të lakuriqëve të natës.

§ c. Trajtimi: Amphotericin B dhe fluconasole.

4.   Aspergillus:

§ a. Shihet në pacientët neutropenikë.

§ b. Në grafi të gjoksit shihet një top myku (lat.fungus ball), aspergillusi zë vënd në

§     kavitetet mushkërore (psh kavitetet pas absceseve).

§ c. Trajtimi: Amphotericin B dhe itraconasole, voriconasole.

5.   Cryptococcus:

§ a. Shihet në pacientët me mangësi imunieti, SIDA.

§ b. Trajtimi: Amphotericin B dhe fluconasole

 

 

Pneumonia virale

1.      Influenza (gripi):

§ a. Shkaktohet nga virusi i influenzës A, B, ose C. Viruset e influenzës bëjnë pjesë

§     tek ortomiksoviruset.

§ b. Sëmundje e rrezikshme tek të vegjlit dhe tek të moshuarit.

§ c. Diagnoza: vendoset klinikisht në mes të epidemive; egziston edhe analiza serologjike

§     dhe kultura e virusit.

§ d. Trajtimi: Fëmijëve të prekur nuk u jepet aspirinë për shkak të rrezikut të sindromit

§     Reye. Përdoren amantadina, rimantidina, ribavirina, zanamaviri.

2.      Hantavirusi:

§ a. Prek fëmijët, të rinjtë, që janë të ekspozuar ndaj brejtësve në shkretëtirat

§     jugperëndimore të USA.

§ b. Shenjat / simptomat: ethe për 3-6 ditë, sindrom i distresit respirator akut (ARDS).

§ c. Diagnoza: serologji, imunohistokimi, PCR.

§ d. Trajtimi: simptomatik, intubim për ARDS; mbase mund të përdoret dhe ribavirina.

3.      Viruse të tjera:

§ a. RSVadenoviruset, parainfluenza.

§ b. Shkaktojnë sëmundje më të lehtë se influenza.

§ c. Trajtimi: simptomatik.

                                       

 

Format klinike tё Pneumonisё

 

 

 

Bronkopneumoni

Pneumoni lobare

Pneumonia intersticiale

Kollё

Nё fillim e thatё, mё pas produktif

Menjёherё kola tё ngjan me Pertus e vazhdueshme

E thatё, kollё nё krizё tё shkurtёr

Insufiçiencё pulmonare

 

Nё pёrgjithёsi jo

Nganjёherё

Nё pёrgjithёsi nё formё krize

Cianoz

 

Nё pёgjithёsi jo

Nganjёherё

Krizё kolle nё rradhё

Numri i respirimit

 

Normal

Rritje të lehtё

Shumë rritje

Temperaturë

Tregon ndryshime tё njё rritje

mesatare

Nё pёrgjithёsi shumё e lartё

Sipas etiologjisё ndryshon

Ballgam – sekrecione

 

Tё ndryshueshme ose pak

Ngjyrё ndryshku

E bardhё me shkumё

Oskultacion

Ralet konstatohen tё ndryshme, nё femijёt deri 1 vjeç ёshtё i rritur respiracioni bronkial

Rale tё njoma

Respiracion i pakёt,

pak zhurma, rale tё njoma

Perkusion

 

Normal

Tё pakta lokale

Normal

Shkaku

Viruse dhe bakteriale

( superinfeksion )

Pneumoni dhe bakterie tё tjera

Viruse, bakterie, shkaqe imunologjike

Mosha

Nё çdo moshё sidomos fёmijёt e vegjёl

Nё çdo moshё

Shkaqet e infeksionit:

Fёmjёt deri 1vjeç nuk sёmuren:

fёmijёt e shkollёs

 

 

Parametrat e mushkërive
 
 
Kapaciteti vital (VC) -         Kryerja e volumit max. në një inspiracion dhe pastaj në expiracion
Kapaciteti i inspirimit (IC) – Pushim expiracioni pastaj volumi i bërjes se një expiracioni maximal
Inspiracioni volumi rezerv (IRV)- Nga një inspirim tidal me pas bërja inspirimi me një volum max të ajrit
Expiracioni volume rezerv (ERV) – Nga një pushim expirimi më pas bërja e volumit maximal të expiracionit
Kapaciteti residual funksional (FRC)-Në fund të një pushimi expirimi shikohet volumi i ajrit të mbetur në mushkëri
Kapaciteti total i mushkërive (TLC) - Në fund të një inspirimi max.shikohet gjetja e volumit të ajrit
Volumi Tidal (TV) – Volumi i inspiracionitt dhe expiracionit gjatë frymëmarjes së mushkërive.
Kapaciteti vital i vështirë (FVC) – Kapaciteti vital i bërë sa më shpejt të jetë e mundur

 

2. Indikacionet e testeve funksionalë të mushkërive
 
1. Atake të dispneve të përsëritura
2.Dispne të pa diagnostikuara
3.Kollë kronike në veçanti gjatë natës
4.Kollë e detyruar gjatë aktivitetit
5 Pneumoni të përsëritura
6.Dispne dhe kollë nga të ftohtit
7.Bronkite rekurens dhe bronkite që shërohen ngadalë
8.Astma bronkiale në ndekje

 

 Testet funksionale të mushkërive të moshës pediatrike

Vlerësimet normale

 

Test                              Vlerësimet normale (%)            Ndryshimi minimal

FVC                                          >80                                           + 10%

FEV1                                        >80                                           + 10%

FEF                                          >70                                            + 25%

PEFR                                       >80                                            + 12%

FEV1 / FVC                             >80

 

                                        

                                           OBSTRUKTIF                              RESTRIKTIV

 

FVC                                     Normal ose                                        ↓

FEV1                                              ↓                                         Normal ose ↓

FEV1 / FVC                                  ↓                                                 ↑

FEF                                                 ↓                                        Normal ↓ ose ↑