Zënia e hundës

 

Kataret stinore, lakimi i kërcit të hundës, vegetacionet adenoide ( mish në hundë) janë shkaktarë të zënies së hundës që si pasojë japin probleme të bronkeve, mushkërive. Zënia e hundës mund të shkaktojë ndikim në zhvillimin fizik, shpirtëror dhe mendor të fëmijës apo të

të rriturit.

Hunda është një nga organet më të rëndësishme të trupit të njeriut. Nuhatja është një nga detyrat e saj jashtë sistemit respirator, porta e hyrjes të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Ajo kondicion ajrin nëpërmjet sistemit kapilar, ngroh, lagështon e pastron ajrin, pluhurin

dhe mikrobet, duke hyrë në mushkëri ajër i pastër me oksigjen ndikon në funksionimin e mirë

të trurit e n.q.se kjo nuk ndodh nga zënia e hundës themi se hunda nuk e ka kryer funksionin e saj. Personi me hundë të zënë nuk e shijon dot ushqimin, gryka thahet dhe mikrobet krijojnë

një mjedis të përshtatshëm për tu shumëzuar. Këto probleme n.q.se nuk i kemi parasysh japin

 tek fëmijët çregullime të bronkeve, mushkërive, të gingivave, në sëmundjen e mishrave të dhëmbëve,në formimin e qiellzës, të zhvillimit fizik, mendor dhe shpirtëror.

Zënia e hundës hap rrugën e prishjes së zërit dhe të të folurit. Fëmija fillon të flasë me zë të ngjirur dhe me hundë e cila ndikon në gjëndjen shpirtërore duke dhënë probleme psikollogjike

që arrin deri në depresion. Tek fëmija këto probleme shfaqen me urinimin natën ( krevat wetting). Hunda e zënë shkakton dhëmbje të forta koke,çregullime të gjumit, dhimbje të muskujve dhe lodhje,n.q.se sekrecionet nuk dalin nga hunda, mblidhen brënda sinuseve duke dhënë sinuzite kronike. Sekrecionet e ndenjura bëhen purulente dhe kur rrjedhja prapa hundës nuk bëhet shkaktojnë infeksionin në bronke dhe mushkëri duke dhënë infeksion të tyre. Kjo gjëndje mund të prekë edhe zemrën. Dalja jashtë e sekrecioneve duke trazuar hundën me duar

mund të bëhet edhe përhapje e infeksionit ndaj personave të tjerë prandaj duhet që ti mësojmë fëmijët të dinë të sillen, të shfrynë hundët me ujë të ngrohtë ose me shami.

Tek fëmijët mund të kemi konxhestion, vegetacion adenoidea, futje të objekteve në hundë, tek fëmijët më të rritur mund të kemi katare stinore, ndarje të kockës së mesme, deformim të kërcit, ( shtypje), polipe të hundës, rinit alergjik, sinuzit, prandaj diagnostikimi të mos neglizhohet sepse mund të kalojë në sëmundje kronike.

Zënia e hundës e bën jetën e vështirë dhe ul cilësinë e jetës.  

Trajtimi: Në rastet më të thjeshta me sol.fiziollogjik 0,9% me pika ose spraj, operil pediatric dhe në rastet më të ndërlikuara duhet këshillimi i specialistit Otorinolaringollog.