HEPATITET

 

Pesha e heparit nё lindje 135gr., 1vjeç 330gr., 1-6vjeç 600gr., ỉ rrituri 1410gr.

Kufiri ỉ poshtёm ỉ mёlçisё palpohet nё latantin nё vijёn mamilare 1cm. nёn harkun kostal. Pas 2vjeç nuk palpohet mё ose palpohet mё pak se 1cm.nёn harkun kostal.

Hepari merr gjak venoz nga intestini dhe lieni me anё tё v.Porta dhe gjak arterial tё a.Hepatike. Hepari çon gjak venoz nё v.Cava inferior me anё tё v.Hepatike.

Hepari pёrbёhet nga 4 komponentё kryesorё:

*1.Sistemi ỉ qarkullimit, *2.Rrugёve biliare, *3.Qelizat retikuendoteliale,*4.Qelizat hepatike.

Disa nga funksionet kryesore:

☺Ruajtja e nivelit normal tё glicemisё duke formuar glikogjen nga monosaharidet, nga aminoacidet, lipidet,

    ac.laktik.

☺Oksidimi ỉ lipideve nё lidhje me lecitinёn, esterifikimi ỉ kolesterolit.

☺Dezaminimi ỉ aminoacideve.

☺Formimi: - ỉ proteinave plazmatike, ỉ fibrinogjenit, ỉ protrombinёs, ỉ faktorёve tё koagulimit.

☺Transformimi ỉ karotenit nё vit.A.

☺Depozitimi ỉ vit.A, D, B12, dhe Fe.

☺Funksion hematopojetik,dizintoksikimi kjo nёpёrmjet eliminimit tё amoniakut, lёndёve kromatike e

    alkaloideve.

☺Transformimi ỉ pigmentit hematik.

☺Eliminimin e bilёs.

Ekzaminimi klinik

Me anё tё perkutimit tё heparit, vihet nё dukje kufiri ỉ sipёrm dhe ỉ poshtёm, ndёrsa me palpimin, vihet nё dukje madhёsia e heparit nё daljen e kufirit tё poshtёm nёn harkun kostal. Palpimi jep tё dhёna: - pёr madhёsinё, formёn, konsistencёn, dhёmbshmёrinё, strukturёn e sipёrfaqes, praninё e masave eventuale, ptozёn hepatike (kur hepari ёshtё nёn harkun kostal. Ptoza takohet nё rastet e hipotonisё sё muskulaturёs abdominale.),absesit subfrenik e versamenteve pleurale.

Hepatitet

Hepatitet janё tё shumta nё numёr, ato deri tani numёrohen deri 110. Ndёr mё tё pёrhapurit janё ato me natyrё virale pra hepatitet virale – nga viruset, hepatitet toksike – nga alkooli, ilaçet, kimikatet, hepatitet otoimune – qё nuk dihet shkaku nga menopauza etj. Infeksionet ndodhin edhe nga parazitёt , nga mikrobet, si tbc nё mёlçi, abces, kist, Ca, ciroz.

Hepatitet virale

Hepatitet virale sipas gjetjes sё viruseve ndahen nё 2 grupe:

1- A, B, C, D, E, G.

2- CMV, EBV, HSV, Toksoplazmoza , Kataret, Variçela

Ç'ёshtё verdhёza?

Normal eritrocitet pasi kryejnё jetёn e tyre del bilirubina nga shkon nё hepar pas njё pune kalon nё kanalet e vezikёs dhe del nё zorre, feçet normal jeshil apo kahve bёhet pigmenti, n.q.se kёtu nё vezikё apo kanalet ka pengesё bil. rritet nё gjak. Nga shkaqe tё tjera kemi verdhёz qё janё te lindura:

1- Sindromi Gilbert               ( IB ↑ )

2- Sindromi Dubin – Jonson ( DB↑ )

3- Sindromi Rotor                  ( DB↑ )

Nё keto tipa hepari nuk ёshtё ỉ sёmurё, bilirubina e konjuguar nuk kalon dot nё kanalet e vezikёs. Terapi jo.

 

-2-

Hepatiti A

Hepatiti A shkaktohet ose ỉ pёrket virusit A - ( Grupi ỉ parё ỉ parё ỉ hepatiteve viralё) -

Gjёndet nё ushqimet e kontaminuara, fruta tё palara, p.sh. mana toke, etj. Sёmundja pёrhapet shpesh pas udhёtimeve ose pas pushimeve verore apo epidemitё shkollore, pra njё rreth fekal-anal, anal-oral. Mё shumё eshtё ỉ pёrhapur nё 80% nё fёmijёt e vegjёl.

Inkubacioni 15 – 45 ditё, por mund tё fillojё pas 4-5 javёsh dhe vazhdon 4-6 javё.

Sёmundja fillon shpesh anikterike ose pa simptoma, nё fillim shёnjat nuk janё karakteristike, shpesh me anoreksi, simptoma tё pa pёrcaktuara nё abdomen, ose shikohet njё ikter ỉ lehtё.

Prognoza: -Sёmundja shёrohet pёr njё kohё tё shkurtёr.

Dg.diferenciale: bёhet me hepatitet e tjera si B,C, Ikteret.

Konstatimet: - Diagnoza bazohet nё RIA IgG, IgM, Elisa IgG, IgM.

IgG + ( kur e kemi kaluar infeksionin mё parё ), ndёrsa IgM + ( tregon infeksionin acut qё ёshtё duke u ulur)

Nё Feçe – virusi A gjёndet 14 ditё perpara se tё fillojё sёmundja dhe vazhdon pёr 7 ditё, antigeni nuk ёshtё kryesore.Feçja gjёndet nё ngjyrё tё verdhё , gri ose tё bardhё sepse sterkobilina qё ёshtё normalisht ỉ jep feçes

ngjyrёn e cila bllokohet nga duodeni.

Testet SGOT, SGPT, DB, ( ↑ rritet ), IB ( pak rritet ), γ GT, Elektroforeza e proteinёs normal, Trombocitet ↓ pak tё ulura, dhe ajo qё ёshtё mё kryesore pёrcaktimi nё laborator ỉ virusit A nё HAV, pra kemi HA-Ag   (antigenin e hepatitit A qё tregon infeksion ).

Anti HAV IgM   →  tregon qё infeksioni hala vazhdon e do tё vazhdojё akoma edhe 2-6 muaj.   

Anti HAV IgG    → tregon qё sёmundja ka kaluar dhe tani ka imunitet.

Anti HAV IgG + Anti HAV IgM Total → tregon njё hepatit A qё ka antikorpe totale dhe qё ngelen pёr gjithё jetёn.

Mjekimi: - Nuk ka mjekim tё vaçantё por vetёm simptomatik.

Qёndrimi nё shtrat, pra duhet qetёsi jo lodhje tё trupit. N.q.se ka tё vjella antiemetik, serume i/v. ose p.os.

N.q.se ka tё krojtura – antihistaminic.

Pёr rezistencёn jepen tё gjitha vitaminat sidomos ato tё gr. B.

Dieta – ka shumё rёndёsi, dietё e varfёr me yndyrё (yndyrё jo, alkool jo, tё skuqura jo, vaj ỉ djegur jo) pra gjellёt e zjera, zarzavate tё zjera me pak kripё, reçel, mjaltё, pak vaj ulliri, fruta, komposto,lёngje. N,q.se kemi bilirubinё tё lartё ose prekje tё S.N.Q. (encefalopati ) duhet tё ndёrpriten proteinat.

Profilaksia –standart-

Vaksinё passive – Bёhet gamaglobulinё ( njё imunoglobulinё humane nga e cila formohet Anti H.A.V. ) - 0.2 – 0.4ml./kg. i/m qё ёshtё njё mbrojtje pasive 3-6 muaj. Kjo bёhet nё rastet:

a) Para marrjes sё infeksionit – n.q.se shkohet nё zonat e hepatitit atёherё bёhet 2 javё pёrpara udhёtimit- 5ml. gamaglobulinё i/m. Mbrojtja ёshtё pёr 2 - 4 muaj, kur ka nevojё edhe pёr 4 muaj tё tjerё bёhet prapё.

b) Pas marrjes sё infeksionit: - Bёhet gamaglobulinё pas 14 ditёsh kur ka komplikcione.

Vaksinё active – vaksina Havrix- 360 EIU pёr moshёn 1-15vjeç dhe – 720 EIU pёr moshёn mbi 15 vjeç.

Pas 15 ditёsh sё bёrjes sё vaksinёs kemi njё imunitet pёr 1 vit n.q.se bёhet pёrsёri mbrojtja – 10vjet.  

Dezinfektimi – virusi A bёhet inaktiv nё 98°C, pra rrobat, mjetet qё preken duhet tё zjehen mirё. Alkooli

dhe sapunet nuk ỉ bёjnё gjё. Dezinfektuesit qё pёrdoren sot janё klori, sodium hipoklorit ( pёr 30 min. e asgjeson ), formalin, permaganat kaliumi si edhe ultraviolet.

Tё bёhet kujdes: - Tё lahen duart para buke, gjatё tualetit dhe pas tualetit. Tё bёhet edukatё larja e duarve.

 

Hepatiti   B

Hepatiti B ёshtё zbuluar nё 1963 nga Dr.Baruch.Blumberg nё njё fёmi hemofilik nga Australia, ỉ cili merrte shpesh herё serume dhe gjak prandaj u quajt dhe Antigeni Australia. Ky virus jepte hepatit dhe u quajt Hepatiti B. Pas disa vjetёsh nё 1976 Dr.Blumberg kurorёzohet me çmimin Nobel.

Pёrhapja: - Gjak ỉ infektuar, ( mund tё jetё edhe nga njё sasi e vogёl gjaku p.sh. infermierja gjatё manipulimit ),

sperma, lёngu vaginal, djersa, lotёt, pёshtyma nёpёrmjet puthjes apo larjes sё dhёmbёve.

Klinika: - Anoreksi, temp.37.5° - 38ºC deri 3-5 ditё, dhёmbje nё anёn e heparit, shёnja si katar, dhёmbje muskuj e kockash, artralgji, urina si çaj, ngjyra e feçeve ndryshon, ikter 40% dhe anikterik 60%,infeksioni neonatal vetёm pas 4-6muaj, simptomat e barkut jo karakteristike, por kemi njё hepatomegali.

Dg. Dif. - hepatitet e tjera.

Dg. Lab.- gjaku:- Erit.↓, Leu.↓, nr.tromb.↓, Antigeni (HBsAg) konstatohet pas 15-180ditёsh (6 muajsh), HBcAg njё bёrthamё antigeni, nё serum gjёndet me shumё vёshtirёsi dhe karshi formon dhe AntiHBc, SGOT,SGPT, GT. Bilirubin↑, Fe nё serum ↑, koha e protrombinёs ↓( hemoragji ).

Konstatimi ỉ antikorpeve – AntiHBs – a) ka kaluar hepatit, b) ka bёrё vaksinё mё pёrpara, c) ka pёrdorur

Hepatit B hiperimunglobulin (HIBIG),pra ka krijuar antikorpe.

AntiHBcIgM ёshtё njё antikorp ỉ bёrthamёs sё Antigenit qё shikohet nё infeksionet acute dhe pak nё tё radhё. Nё 10% tё rasteve tё infeksionit mund tё kemi edhe HbsAg neg. por HBcIgM pozitiv.

 N.q.se HBsAg vazhdon mё shumё se 3 muaj infeksioni merr karakter kronik, pra nё gjak kemi shumёzim tё virusit qё me ndihmёn e biologjisё numёrohet virusi nё 1mm³- HBV. DNA- nё bazё tё kёsaj analize bёhet mё mirё dg.dhe vendoset pёr biopsy tё heparit pёr caktimin e mjekimit sipas numrit tё virusit.

Format e hepatitit: - Ikterik (klasik), - Anikterik (nuk ka bilirubinё), - Kolestatik (kur ka pengesё), - Fulminant

( ose atrofia e verdhё e heparit qё shkon shpejt keq 30% mortalitet sidomos tek neonatёt ), - Subfulminant ( I sёmuri pasi shёrohet pёrsёri fillon temper. Bil. ↑, pёr 3-10 javё shkon nё vdekje, dhe 1-3 vjet me cirozё ku hepari duhet tё transplantohet.

Komplikacionet: -1) Hepatit persistent kronik duket mё ỉ lehtё pa simptoma, hepatomegali.

-2) Hepatit fulminant akut tabllo e rёndё, Sindrom post hepatit.

Mjekimi dhe profilaksia:  - Hepatiti nuk ka mjekim specific, nё 40% dhe 50% tё rasteve mjekim simptomatik vitamina, antimimetik nё raste tё vjellash, komposto, leng frutash, ser.glukoz me vit. n.q.se nuk pi, dietё me pak yndyrё, makarona, pilaf, pure zarzavatesh. Proteinat jepen nё bazё tё analizave tё bilirubinёs, ndёrsa karbohidratet tё jepen.  Fёmijёs nuk duhet dhёnё ushqim me zor,por kur tё dojё dhe sa herё tё dojё. Fёmijёt me sёmundje tё sheqerit apo me sёm.tё tiroideve duhen shtruar nё spital.  Nё hepatitin aktiv kronik pёrdoret:

-          Interferon, - Lamivudin ( Epivir) – 150 mg. nё tab. - Legalon, - Kortizonikёt nuk bёjnё ndonjё efekt.

Tё mos pёrdoren nё HB pёr 6 muaj kёto ilaçe : - Rifampicin, NH.(tbc), antibiotikёt, ilaçet e epilepsisё, tё diabetit dhe kontraceptivёt.

Pushimi: - Qёndrimi nё shtrat ёshtё shumё ỉ domosdoshёm sepse qarkullimi ỉ gjakut nё hepar pёrmirёsohet, kёshtu qё shkon mё shumё gjak nё tё duke mundёsuar rigjenerimin mё tё shpejtё tё tij. Fёmijёs i lejohet tё ngrihet vetёm pas 2-3 javёsh por vetёm pasi tё stabilizohen SGOT e SGPT. N.q.se fёmija qёndron nё kёmbё,

qarkullimi ỉ gjakut pakёsohet 35 – 40% ndёrsa nё lёvizje qarkullimi pakёsohet nё 75%.

Dezinfektimi: - virusi B ёshtё shumё rezistent, nё temp. -200º qёndron pёr 15 vjet ỉ gjallё, nё temp, 160º ỉ thatё

qёndron 2 orё. Dezinfektuesit qё pёrdoren janё formalinё 40%, sodium hipoklorit 0.5% - 1% - pёr 30 min. virusi B bёhet inaktiv po kёshtu zjerja pёr 10min. nё formё tё lёngёt e bёn inaktiv.

Pёr ata qё kanё hepatitin vetёm puthja me pёshtymё ёshtё e ndaluar. Ata qё sёmuren me hepatit mund tё jenё:

                                                                                 -4-

-          Mjekёt, infermierёt, pastruesit, njerёzit e shtёpisё kur ёshtё njёri ỉ infektuar, fёmija kur lind nga nёna e

infektuar, nga gjaku ỉ infektuar, nga sperma, nga lёngu vaginal, nga plagёt, nga droga, furça e dhёmbёve apo

mjetet e pasterilizuara tё dentistit apo tё kirurgut, nga makina e rojes.

 

Mbrojtja: - Duhen respektuar rregullat nё pёrdorimin e transfuzionit tё gjakut dhe tё derivateve tё tij, nё bёrjen e injeksioneve ku shiringat tё jenё njё herёshe dhe tё hidhen, ndёrhyrjeve kirurgjikale, sterilizimin e mjeteve,

ndalimi ỉ puthjes sё lagur (oral ) dhe anal ( prezervativ) pёr tё rriturit, ( WHO ).

-          HBIG – (kjo bёhet kur kemi titёr tё lartё tё AntiHBs ).

-          Vaksina HB. - Pёr tё bёrё vaksinёn duhet mё parё tё bёjmё kёto analiza qё janё shumё tё domosdoshme:-

-          HBsAg dhe AntiHBs ( AntiHBc Total (-) duhet tё bёjmё vaksinёn ).

-          Vaksina EngerixB – Bёhet 20 – 40 mgr. nё 3 doza 0-1-6muaj ose mund tё bёhet 0-1-2-12.

-          Vaksina Pastёr bёhet sipas skemёs nё muajtё 0-1-2-12.

-          Vaksinat H-B-Vax,   HevacB, Gen-H-B-Vax, Engerix-B mё e mira ỉ bёhet neonatit pas lindjes 0.005mg.Gjithashtu ỉ bёhet mjekёve dhe infermierёve, 0.01mg. s/c. ose i/m., mё vonё 0-1-6 muaj pёrsёritet. Kjo nё 80% tё rasteve cilёsohet si e mirё. Imuniteti pasiv duhet tё bёhet pas lindjes menjёherё pas disa orёsh, hiper Ig. Specific 0.04ml/kg. Hepateck i/v., 4javё mё vonё pёrsёritet.,tek neonatёt. 1 vjeç mё

pas nuk pёrdoret.

 

Hepatiti C

Hepatiti C u identifikua nё 1980, nё fillim u quajt nonA – NonB, mё pas nё 1988 HCVose post transfuzjoni hepatit. Risku ёshtё ỉ ngjashёm njёsoj me HB. Inkubacioni zgjat disa javё ose edhe me muaj. Pёrhapet nga gjaku direct ose indirect. Gjetja e virusit nё rrugё parenterale ose si dhe nёpёrmjet placentёs.

Klinika: - Mё shpesh pa ikter, mund tё kalojё pa simptoma nё mёnyrё tё fshehtё, si dhe mund tё jap shёnjat klinike tё njё hepatitis acut.

Dg.dif. bёhet me hepatitet e tjera

Dg.- ELISA test, nёpёrmjet testit imunobiologjik ( AntiHCV ) dhe PCR ( Polimeraz Zinxhir Reaksion ) ku pas disa muajsh bёhen positive, HCV, AntiHCV, HCV RNA., SGOT e SGPT ↑, AntiHBctotal.

Profilaksia: - Gjaku qё pёrdoret duhet tё jetё HCV ( - ) . Vaksina ose imunizimi pasif  nuk ёshtё ỉ sigurtё.

Mjekimi:- Interferon, Ribavirin tab., Ursofalk, Amantadinё, vitamina njёsoj si HB. 

  

Hepatiti D

HDV – ose delta hepatitis,takohet nё ata qё kanё HB ose mbartёs - ёshtё gjetur nё rrugё seksuale dhe tё gjakut, ёshtё parazit ỉ HBV qё duke pёrdorur virusin B riprodhohet duke u shtuar nё trupin e pacientit. HDV mbijeton nё trupin e tё sёmurёve me HBV, pra vetёm tё sёmurёt me HB. marrin HDV. Mjekimi njёsoj si nё HB (interferon ) dhe testet si tё HB.

 

 Hepatiti E

 HEV – nё fillim NonA – NonB enteric epidemic (feçe – oral ) ỉ ngjan hepatitit A pёr pёrhapjen dhe shёnjat, ёshtё gjetur nё feçe, trasmetohet nёpёrmjet ushqimit dhe ujit. HE gjёndet nёpёr vёnde nё kushte sanitare

tё kёqija, tё varfёra sidomos nё Afrikё, Indi. Kёrkohet pёr dg. AntiHEV IgM, AntiHEV IgG.

 

 Hepatiti G

HGV ёshtё njё ndarje hepatitit E por qё ka akoma tё panjohura pёr pёrcaktimin e tij.