TRAJNIMI I TUALETIT TE FËMIJËT

 

Mësimi për vënien e fëmijës për të urinuar apo defekuar duke mos u ndotur fëmija vetë përbën atë proçedurë që ne e formulojmë trajnimi i tualetit.

Trajnimi i tualetit tek fëmijët fillon kur fëmija është gati d.m.th. që ai / ajo sinjalizon se pelena është lagur ose e ndotur, zakonisht kjo ndodh në moshën 18 deri në 24 muaj.

Trajnimi nga prindi kërkon durim, përkushtim, kohë dhe zgjat deri 3 muaj n.q.se inkurajimi është ditë për ditë.

Pregatitja e fëmijës zakonisht fillohet në verë. Si duhet të veprojmë?

1.Fëmija fillimisht duhet të njohë mirë tualetin e shtëpisë dhe oturakun duke e lënë fëmijën të luajë atje. Oturaku do të bëhet një objekt kalimtar për të kaluar në tualetin e shtëpisë. Fëmija duhet lejuar të ulet sa herë të dojë në oturak edhe me rroba.

2. Pasi fëmija të mësohet në oturak dhe të ulet në të me rroba gjatë lojës, përpiquni të mësoni fëmijën të ulet pa rroba e pelena duke e zhveshur me kujdes dhe të rrijë lirshëm në oturak. Femijës duhet treguar edhe një shëmbull se përse shërben oturaku duke hedhur një ndotje nga pelenat e fëmijës në të.

3.Hap pas hapi fëmija fillon të mësohet të ulet në oturak duke kryer nevojat e tij dhe për këtë fëmija duhet veshur me pantallona të gjëra që zhvishen lehtësisht.

Fëmija  mund të ndalojë së kryeri cdo lloj aktiviteti kur ndien nevojën për të shkuar në tualet.Shumica e fëmijëve përdorin tualetin zakonisht një orë pas të ngrënit. Shumica e fëmijëve urinojnë brenda një ore pasi kanë pirë diçka.
Fëmija nuk duhet lënë asnjëherë vetëm mbi oturak duhet shoqëruar deri sa ai të përfundojë. Duhet treguar durim dhe mos shprehni zhgënjim kur ai nuk urinon ose shtrëngohet në oturak por duhet ta ulni përsëri duke i treguar ndonjë përrallë apo duke biseduar. Kur fëmija ka arritur të mësojë oturakun ai mund të përdorë edhe ndenjësen e tualetit dhe për këtë duhet bërë lëvdata për ta inkurajuar.
N.q.se fëmija nuk e mëson dot për 3 muaj, kjo do të thotë që ai nuk është akoma gati për këtë gjë dhe asnjëherë të mos ndëshkohet nga prindi.

Llojet e Oturakëve

  1. Një standart, oturaku karrike në përmasa për fëmijët e vegjël të pajisur me një tas për ta zbrazur në tualet;
  2. Një ndenjëse me përmasa të vogla për fëmijët e vegjël që mund të vendoset mbi ndenjësen e tualetit që do ta bëjë  fëmijën të ndihet më i sigurtë dhe ta largojë frikën se mos bie brenda.

Këshilla praktike për mësimin e tualetit

  • Përdor fjalët për të shprehur veprimin e përdorimit të tualetit (“pipi”, çishi“ popo”, dhe “oturak”) p.sh. identifikimi i sjelljes ( të vjen pipi?)
  • Mos e detyroni fëmijën të ulet në tualet kundër dëshirës së tij/ saj.
  • Përcakto një rutinë . Për shembull, ju mund të dëshironi ta filloni mësimin e tualetit duke ulur fëmijën në oturak pasi ai ka lagur pelenat, ose 45 minuta deri një orë pasi ka pirë shumë ujë ose lëngje
  • Ofrojini fëmijës shpërblime të vogla, të tilla si karamele ose leximi i një përralle sa herë që fëmija juaj përdor oturakun.
  •  Prindi duhet ta drejtojë fëmijën tek oturaku 1-3 herë në ditë.
  • Mos e bëni me faj fëmijën mbi incidente të mundshme

 Pengesat që mund ta pengojnë përdorimin e tualetit:

    • Konstipacioni
    • Frika nga tualeti ose të qëndruarit vetëm në tualet
    • Ndalimi i lojës për të vajtur në tualet.

Kujdes!

Lagia e krevatit n.q.se vazhdon deri në moshën 6 vjeçare është normale, më pas fëmija duhet çuar tek pediatri.