Diarrea

Diarrea ёshtё njё simptomё qё karakterizohet nga nxjerrja e shpeshtё e feçeve ( 5 -6 herё nё ditё ) tё cilat kanё konsistencё mё tё hollё. Ajo shkaktohet nga kalimi ỉ shpejtё nё traktin digjestiv ỉ lёndёve ushqimore, si rrjedhim ỉ peristaltikёs intestinale tё shtuar dhe ỉ çrregullimeve tё sekretimit e tё absorbimit intestinal.

Shkaqet:    - Inflamatore – alergjike – toksike – nervore – hormonale -

Llojet:    - Diarrea Akute nё fёmijёt e vegjёl    - Diarrea kronike    - Diarrea Rezistente -

Diarrea Akute: - Lidhet me infeksionin enterale nё fёmijёt e vegjёl nga gabime ushqimore,- si intolerancё ndaj glutenit, kundrejt proteinave tё qumёshtit tё lopёs, etj.- dhe infeksione parentrale shkaktuar nga infeksione jashtё zorrёs, - si infeksionet e rrugёve tё sipёrme tё frymёmarjes ( rinofaringiti, otiti ỉ mesёm purulent ), infeksionet bronkopulmonare, urinare, meningeale etj. Fillimi ёshtё acut ỉ menjёhershёm qё shoqёrohet me rehidrim. Evolucjoni beninj ỉ cili varet nga mosha e fёmijёs dhe natyra shkaktarit.

Diarrea kronike: - Mund tё jetё sipas shkaqeve 95-98% tё kёtyre sёmundjeve: 1) Diarre kronike jo specifike,

2) Sёmundja inflamatore kronike tё zorrёve, 3) Fibroza kistike, 4) Sёmundja çoljake 5) Mungesa e disakarideve.

Diarrea Rezistente: - Quhet ndryshe e paepur ne fёmijёri tё hershme sepse haset ne moshёn nёn 3 muaj dhe zgjat pёr mё shumё se 2 javё duke mos u pёrgjigjur trajtimit konvencional.

Anamneza dhe Ekzaminimi obj. ka rёndёsi pёr tё pёrcaktuar shkakun dhe rehidrimin.

Laboratori: - Analiza ne feçe - yndyrё, xhardia, ph., lёndё reduktuese, gjak, kulturё (bakteriollogjike ), amebat, elektrolitet, aktiviteti kimotripik, α1 – antitripsin.

 - Analiza e gjakut:  Hemogram, sediment,elektrolitёt (Na. K.), Elektroforeza e proteinёs, Ca, P, ALP, Mg, Fe, FeBK, PT, PTT, regulacjoni ỉ vitaminave, α1 – antitripsinё, Immunoglobulinat, antikorpet antigliadin, antikorpet antiendomysium.

 - Analiza tё tjera: Testi ỉ djersёs, Testi ỉ D-xylose, Ro-grafi me Barjum, Ultrason, Gastroduodenoskopi, Kolonoskopi, Biopsi tё zorrёs sё hollё.

Mjekimi: Pёr rastet e sёmundjeve inflamatore tё zorrёve: 1 - Antibiotikёt sipas antibiogramёs,

 2 - Metronidazol nё Sёmundjen active tё kolonit si Crohn, 3 - Immunsupresif - Azatbioprine 1,5-2mg./kg./ditё; 6- mercaptopurine 1,0- 1,5mg./kg/ditё p.os. 4 - Steroidet Topikal –Hidrokortizon lavman 50-100mg/doz 1-2herё nё ditё ( nё kolit, apo kolit ulseratif). 5 - Kortikosteroidet – Prednizon 1-2mg./kg/ditё, p.os 2doza, vazhdon 2 javё, mё pas 1mg./kg/ditё sipas klinikёs brёnda 4 – 6 javёsh pakёsohet njё ditё po , njё ditё jo, deri nё 5mg. duke u pakёsuar ndёrpritet. 6 - Topikal 5 ASA – Jepet nё kolitet distal tё lokalizuar apo ulseratif nё supost 0,5g/doz. 7 - Sulfosalazin 50-60mg./kg/ditё(max 4g/ditё).

Xhardiasis – Jepet: - 1) Furazolidone  8mg./kg/ditё, (Dijareks ) 2) - Metronidazol  35 – 40mg/kg/ditё p.os. i/v.

( Flagyl ), 3)- Ornidazol 20 -30 mg/kg/ditё p.os, i/v. ( Biteral ). Kura vazhdon 10 ditё dhe n.q.se nuk mjafton

pёrsёritet.

Reanimacioni digjestiv dhe dieta: - Nё diarrenё beninje rehidrimi sigurohet nёpёrmjet gojёs, ndёrpritet qumёshti e pёr 24-48 orё dhe pёrdoren ushqime antidiarreike dhe trisol. Dieta duhet tё jetё me proteina, me kalori tё lartё pa laktozё,me pak yndyrё, me vitamina dhe minerale:  Fe (sulfat Fe 20% dhe glukonat Fe 11,5% ) 3 – 6 mg.Fe /kg/ditё p.os. Kalcium  1200mg/kg/ditё p.os. Magnezium 200-400 mg/ditё,   Zn.( sulfat Zn.22% ) 50-100mg/ ditё nё 3 doza. Vit. B12 1mg. i/m. 1herё nё 3muaj, Vit. D 400 IU/ ditё p.os.; Acid folik 1mg /ditё p.os.

Nё diarrenё kronike duhet patur parasysh: - Normalizimi ỉ dietёs sё fёmijёs dhe tё qetёsohet prindi duke

siguruar njё mbёshtetje psikike emocionale. Duhet kufizuar qumёshti dhe bёjnё mirё supё karote, lёng orizi,

karuba, pektinё, mollё e pjekur, lёng ftoi, banane etj. Nё kёto fёmijё nuk duhet tju jepen lёngje tё ftohta sepse

shtojnё peristaltikёn e zorrёs e qё çon nё defekim. Nё trajtimin e D.K.jo specifike kanё dhёnё rezultat

medikamentet si Kolestiramina ( Questran ), Amphogel, Diodohydroxyquin dhe flagyl. Veprimi ỉ tyre nuk jep

shёrim por pёrmirёsim kozmetik, por japin dhe shumё efekte anёsore prandaj duhet tё jepen me shumё kujdes

vetёm nёn kontrollin e mjekut.

Ushqyerja parenterale nё njё fёmijё qё ka rehidrim tё thellё dhe ỉ dobёt.Kjo realizohet nёpёrmjet njё vene

periferike ( ne venёn jugulare inter.ose v.subklavia ) jepet sol.dextroz 10%, aminoacide 2-3%, elektrolitё, ku

shtohet dhe sol. intralipid 10% (3-4 gr/kg/24orё) nga 150ml/kg/24orёdhe qё sigurohet 90 kal/kg. Gjatё kёsaj

kohe shtohen edhe vitaminat nё bazё ditore si vitK 5mg. dhe vit. B12 100mikrogram i/m çdo 2-4javё. Dextroza

kalohet sipas gjёndjes nё 20% -25%, aminoacidet 3%, intralipidet 10% nё njё volum 120 ml./kg/24orё qё do tё

sigurohet 100 kal/kg. Fёmija peshohet çdo ditё , kurse matjet antropometrike kryhen çdo javё ( perimetri ỉ

kokёs, gjoksit, barkut, gjatёsia, trashёsia e palёs sё lёkurёs). Ushqyerja parenterale vazhdohet disa javё, pastaj

fillohet ushqyerja nazogastrike sa mё shpejtё qё ta lejojё gjёndja, mbasi kjo luan njё rol tё rёndёsishёm nё

regjenerimin e mukozёs sё zorrёs( e cila ka njё epitel hipoplastik ) edhe nё riprodhimin e disaharidazave

( maltazё, sukrazё ). Rritja e volumit enteral shoqёrohet me ulje tё atij parenteral. Kjo periudhё kalimtare zgjat

5-7 ditё. Nё rastet tё veçanta ka forma mjekimi si kortikosteroidё, antibiotikё oralё tё paabsorbueshёm, qumёsht

kulloshtёr dhe transfuzione plazme. N.q.se sёmundja zgjat duhet qё femijёs tỉ bёhen ngacmime pёr tё mos lёnё

prapa zhvillimin psikomotor. Dalja nga spitali bёhet me ushqim elementar. Pёr 6 muaj duhet tё mёnjanohen

sipas gjёndjes proteinat e qumeshtit dhe laktoza.

Ushqyerja parenterale nё njё fёmijё tё rehidruar por jo tё dobёt. Nёpёrmjet venёs periferike jepet sol. dextrozё

10%, aminoacide 2-3%, intralipid 10% 1-4g/kg/24orё, vit., elektrolite, elementё tё rrallё. Pas 2dite qetёsie tё

zorrёs mund tё fillohet ushqyerja nga goja. Ushqyerja periferike vazhdon por duke u pakёsuar dhe me shtimin e

asaj orale. Nё fёmijё jo tё dobёt rehidrimi stabilizohet mё lehtё. Njohja e hershme e sёmundjes dhe korrigjimi i

pasojave ( kequshqyerja) ёshtё suksesi ỉ njё prognoze tё mirё.                                                                                  

Mjekimi kirurgjikal : bёhet atёherё kur kemi 1- hemoragji tё madhe, 2 - perforacion tё lirё, 3- kolit fulminant

dhe megakolon toksik qё nuk dominohen ndaj mjekimit edhe mё agresiv.