Kulturë Shëndetsore

23/05/2009 23:03

Prindër ! 

Edukojini fëmijët tuaj me një kulturë shëndetsore

Për të krijuar një kulturë shëndetsore tek fëmijët, ku çdo fëmijë krijon zakone dhe shprehi të mira shëndetsore që janë garanci për ruajtjen e shëndetit të tij. Këto zakone shëndetsore janë garanci për shëndetin e tij te cilat duhen rrënjosur në jetën e përditshme të fëmijës e që duhet ti vë në jetë sepse mund të sëmuret.

 Çfarë mund të bëjë prindi apo institucioni?

Si shteti dmth institucioni dhe prindi në shtëpi duhet ti krijojë fëmijës në radhë të parë kushte të mira higjeno-shëndetsore:

Fëmijës mundësisht duhet ti krijohet një dhomë e veçantë.

Dhoma duhet të mbahet pastër dhe pa shumë mobilje që fëmija të lëvizë lirisht me lodrat që ka.

Lodrat e fëmijës: Prindi duhet të lajë lodrat e fëmijës që ato të jenë gjithmonë të pastra,sepse fëmija që luan mund ti fut ato në gojë, me ato duar të kruajë hundët apo të prekë veshët nga mund të nisin infeksionet si grykët, otitet, stomatitet, diarrea etj. Lodrat pasi mbaron së luajturi të vihen përsëri në vëndin e caktuar, të mblidhen në një kosh apo arkë.

Ajri i dhomës: Dhoma të jetë e ajrosur që ajri brënda të mos jetë i dëmshëm. N.q.se në një dhomë të keqajrosur ndodhen shumë njerëzpër një kohë të gjatë,ajri ngopet me dioksid karbonipër shkak të frymëmarjes të tyrepo kështu njerëzit eliminojnë edhe lagështirë dhe mikroorganizma që gradualisht e bëjnë ajri e dëmshëm, po kështu edhe zjarri apo gatimet e ndryshme etj.

Drita:  Dhoma dhet të jetë pa perde të trasha në mënyrë që të hyjë drita. Drita duhet të jetë e mjaftueshme që të mos kemi sforcim në të parë të fëmijës ose llampa elektrike ta shpërndajë dritën në mënyrë të barabartë pa hije pa shkëlqim, më e mirë është drita e butë e llampës së bardhë n.q.se fëmija vizaton llampa duhet të jetë në të majtë të fletës së vizatimit.

Tavolina dhe karrigja duhet të jenë të përshtatshme për moshën e fëmijës. Karrigja duhet të jetë e lartë deri në bel që të mbështetet.

Dyshemeja nuk duhet të jetë çimento por prej druri që të mbajë ngrohtë në pamundësi tapet.

 

Banjot duhet të lahen dhe të dizinfektohen vazhdimisht e të mos ndoten jashtë wc.Këto masa mbrojtëse dhe së bashku me mësimin e rregullave të higjenës e pregatisim fëmijën me për të mbrojtur shëndetin e tij dhe të largojë sa më shumë rrezikun e sëmundjeve infektive.

Në dhomë nuk duhet të lihen ushqime sepse prishen dhe krijojnë avuj helmues.

 

Mbeturinat ushqimore pas ngrënies duhet të mblidhen në sy të fëmijës që ai të edukohet e më vonë kur të rritet ti mbledhë vetë.Ushqimet e lëna janë terreni më i mirë dhe i favorshëm për zhvillimin e mizave.Miza është insekti më i ndyrë që shëtit në kanale, plehra, në ndyrësira etj. Me krahët dhe këmbët merr pjesë të vogla e thërmija ndyrësirash ku gjënden miljona mikrobesh si ato të tifos, paratifo, të dizanterisë, të kolerës i depoziton mbi sendet ushqimore si bukë, djathë, mish etj.

Si të mbrohemi nga rreziqet që sjellin mbeturinat ?

Në ujë, tokë në ambjentin rrethues qarkullojnë miljona qënie të gjalla aq të vogla sa që shikohen vetëm me mikroskop. Këto qënie të vogla që janë quajtur bakterie n.q.se gjejnë ushqimin, lagështinëdhe temperaturën e duhur shkaktojnë këto sëmundje ku shkak i zhvillimit janë mbeturinat e të gjitha llojeve.

Çfarë masash duhen marrë për parandalimin e tyre.

Lëndët organike që ndodhen në plehrat sapo bien në tokë fillojnë të kalben për një kohë të shkurtër,çlirojnë gazra me erë të keqe, duke u bërë kështu burim ushqimi për mikrobet, për mizat, brejtësit të cilët janë mbartësit e mikrobeve. Midis mikrobeve që zhvillohen janë shkaktarët e tifos së zorrëve, paratifo, dizanterisë, tbc, të plasjes , të kolerës,parazitët etj. Këto mikrobe qëndrojnë gjallëpër një kohë të gjatëbile muaj. Mikrobet përhapen nga mbeturinat tek njerëzit nëpërmjet mizës e cila ushqehet me këto plehra, materiesh fekale duke infektuarushqimet dhe sendet e fëmijëve.

 

Prindër! Zbatoni rregullat e higjenës duke bërë largimin e menjëhershëm të plehrave si në shtëpi ashtu dhe në ambjentin rreth shtëpisë.

 

Kujdes në ujin e pijshëm i cili mund të kontaminohet nga plehrat apo kanaleve të ujrave të zeza të feçeve te kafshëve apo të njerëzve.

Kujdes duhet patur në vaditjen e perimeve dhe zarzavateve që kalojnë në përpunimin  me ujë të kanaleve nga ujrat e zeza apo mbeturinat e kafshëve.

Çdo familje duhet të ketë një kuti ose qese për hedhjen e plehrave e cila duhet të pastrohet përditë.

Kujdes Wc duhet të pastrohen me dizinfektantë si Açe apo detergjentë.    

Ka mikrobe që i rezistojnë shumë të zjerit dhe nuk ngordhin duke mbetur kështu të rrezikshme prandaj për të larguar këtë rrezik që mund të përhapë sëmundjet infektive është e domosdoshme që ushqimet të mbrohen nga mizat, të mbulohen mirë ose të futen në dollap.