Infeksioni i plagës

Infeksioni në plagë që të ndodhë duhet që të kombinohet numri me virulencën e mikrobeve, pra që të ketë një sasi të caktuar mikrobesh dhe një virulence mjaft të madhe vetëm në këtë mënyrë ato mposhtin mekanizmin mbrojtës të organizmit, infeksioni і plagës është і paevitueshëm nëse në të është e pranueshme një sasi e madhe bakteriesh.

Në zhvillimin e infeksionit në organizmin e njeriut marrin pjesë disa faktorë si bakteriet,

Bakteriet

Shumë studime kanë treguar se, që të shfaqet infeksioni і plagës duhet një sasi e caktuar bakteriesh p.sh. një abces krijohet me më tepër se 100000 mikro organizmash në një gr.ind. Përdorimi і preparateve për eliminimin e tyre bën që infeksioni në plagë të mos zhvillohet. Thamë që infeksioni në plagë varet jo vetëm nga sasia e mikrobeve por nga virulenca e tyre d.m.th. nga aftësia e tyre për tu shtuar dhe përhapur në organizëm. Një rol luan fagocitoza dhe mundësia e bakterieve për ti rezistuar shkatërrimit intraqelizor. Kështu shumë bakterie inhibojnë fagocitozën si klebsiella dhe streptokokuі pneumonisë. Bakteriet gram negative prodhojnë endotoksina dhe liposaharide që janë lëndë toksike. Të tjerë si klostridia dhe disa streptokokë prodhojnë ekzotoksina të fuqishme, që ndryshe nga bakteriet e tjera të shkaktojnë një infeksion invaziv që zhvillohet shumë shpejt dhe pas futjes të një sasie të vogël bakteriesh që zhvillohet brënda 24 orësh. Shumë studime kanë vërtetuar që infeksionet në plagë klasifikohen si të pastra kur gjënden bakterie si Staphylococus epidermoidis ose Diphteroides por në plagët nga traumat mikrobet më të mundshëm të pranishëm janë staphylococcus aureus dhe streptococcus pyogenes. Në plagë jo normale me inde të vitalizuar pathogen potencial, і mundshëm. Pra siç thamë më sipër mund ti përmbledhim në disa pika

  1. Prodhimi і toxinave prej bakterieve të ndryshme në organizëm ka efekte të ndryshme. Ato mund të japin efekte hemolize të ndërhyjnë në metabolizëm, aktivizojnë fermente, etj.
  2. Midis bakterieve në organizëm mund të ketësinergji dhe bashkëveprimd.m.th. se mund të ndodhë zhvillimi і infeksionit nga një veprim і kombinuar і streptokokëkëve B hemolitik dhe bakterieve anaerobe, ku hialuronidaza që çlirohet nga streptokokët, krijon duke shkrirë indetpërhapet me shpejtësi infeksioni anaerob,
  3. Shumëzimi – dyfishimi і mikrobeve për shumicën e bakterieve dhe viruseve ndodh në më pak se një orë.

Faktorët e mbrojtjes locale

Faktorët locale të makroorganizmit luajnë një rol shumë të rëndësishëm në luftën kundër infeksionit. Në këto faktorë futen _ Indet e vdekura d..m.th. inde ku është dëmtuar vaskularizimi, apo inde ku kemi një perfuzjon arterial të keq mund të infektohen shumë më lehtë, madje shpesh me microbe anaerobe. Në inde të tilla mungon mbrojtja indore ndaj infeksionit. Heqja e indeve nekrotike ka rëndësi të veçantë si në parandalimin ashtu edhe në mjekimin e infeksioneve. – Reduktimi і furnizimit me oksigjen*ischemia* ndikon nëpërmjet uljes së aktivitetit të fagociteve si dhe ndihmon në shtimin e mikrobeve anaerobe.- Diabetus mellitus ndikon jashtëzakonisht në indet e buta dhe të lëkurës me një mekanizëm multifaktorial si hiperglicemi locale, dëmtim і mikroqarkullimit dhe neuropatia periferike. – Hematoma është një ambjent shumë і përshtatshëm për zhvillimin e infeksionit, sepse është një hapsirë e mbyllur, nuk ka një furnizim me gjak dhe është një teren ushqyes і përshtatshëm për bakteriet. Parandalimi і infeksionit në hematoma kërkon një hemostazëtë kujdesshme dhe drenim të mire të plagës.

Faktorët e mbrojtjes së përgjithshme

Në luftën kundër infeksionit organizmi përdor një seri mekanizmash që janë – a.Barrierat mekanike fizike dhe kimike. Në një invasion mikrobik gjithnjë kemi një bashkëveprim midis indeve dhe ambjentit përreth. Në vartësi të portës së futjes së mikrobeve aktivizohen barriera të ndryshme.

-          Lëkura jo vetëm që është një barrierë mbrojtëse fizike por edhe prodhon një lëndë acide që mund të vrasë shumë microbe patogene.

-          Ciliet e epitelit respirator me lëvizjet konstante dhe të vazhdueshme nxjerrin jashtë bakteriet pa і lënë kohë të shumëzohen.

-          Acideti і stomakut shkatërron mikrobet kështu që jo vetëm ai por edhe zorra e sipërme është pothuaj pa microbe.

-          Lëvizjet peristaltike në zorrë duke bërë zhvendosjen e mikrobeve nuk lejojnë krijimin e konditave për shumëzim.

-          Valvula ileocekale e pa dëmtuar nuk lejon fluksin e lëngjeve nga zorra e trashë në atë të hollë.

-          Flora endogjene normale në lëkurë dhe në traktin intenstinal siguron një barrierë fizike duke mos lejuar vendosjen e organizmave të tjera si dhe në disa raste prodhojnë mukus që luan një rol barriere.  

b –Sëmundjet shoqëruese – Në zhvillimin e një infeksioni përveç faktorëve të mësipërm ndikojnë edhe aftësia e organizmit për ti rezistuar infeksionit. Këto faktorë janë 1. Kequshqyerja, 2 sëmundjet malinje 3 Ikteri 4 mosha 5 dhjamosja 6 diabeti

c – Imuniteti natyral – qelizat fagocite që janë makrofagët dhe neutrofilet. Bakteriet të cilat arrijnë të kalojnë barrierën e lëkurës, të traktit respirator dhe atij intestinal menjëherë bien në kontakt me këto qeliza të cilat kanë funksion ti kapin dhe ti asgjesojnë,- sistemi і komplementit – janë një mori proteinash aktive të cilat tërheqin qelizat fagocitare, rrisin permeabilitetin vascular dhe tresin direct mikrobet si lëndët kemiotakse për neutrofilet, lirimi і histamines, opsoninat, etj. Aktivizimi bëhet ose me rrugën klasike të nxitur nga antitrupat ose atë alternative të nxitur nga endotoxinat. Difektet e këtij sistemi mund të shpien në shfaqjen e një mikrobi që zakonisht nuk është patogjen apo më mire të themi transformimin e tij në një mikrob pathogen.

d – Imuniteti і fituar – Në organizmin tone ekzistojnë dy lloj immunitetesh, njëri ka si mediator antitrupat dhe tjetri ka qelizat. Imuniteti nga antitrupa. Imuniteti natyral nuk mposht të gjithë gamën e mikroorganizmave. Këto me tu futur në organizëm bëjnë takimin e pare me leukocitet, të cilat sekretojnë antitrupa që janë ndarë dhe klasifikuar në 5 grupe – IgG, IgM, IgA, IgD dhe IgE. Stimulimi і prodhimit të antitrupave është më shumë në vartësi të qelizave T, po janë edhe disa polisaharide që mund të stimulojnë direct qelizat B.Antitrupat e prodhuar e mbrojnë organizmin duke u lidhur me antigenin e huaj ose duke vepruar me proteinat e komplementit ndaj opsoninave, shkatërrojnë dhe vrasin mikroorganizmat e futura në organizëm. Imuniteti qelizor- Në imunitetin qelizor ndodhin dy proçese – Limfocitet T CD8 vrasin qelizat të cilat përmbajnë invadorët që kanë shkaktuar reaksionin inflamator zakonisht viruset.- Limfocitet T CD4 ndihmojnë makrofagët që të vrasin mikrobet e fagocituara.

e – Citokininat – janë peptide të vogla që prodhohen nga leukocitet dhe në sistemin imun veprojnë si hormone.

Ato lejojnë apo kryejnë komunikimin midis sistemeve të ndryshme qelizore dhe kontrollojnë përgjigjen e organizmit ndaj infeksionit.

f – Sindromi і defiçitit imunitar – Defiçiti në imunitet që mund të jetë і lindur dhe і fituar ka rëndësi në luftën ndaj infeksionit. – Defiçiti imunitar të lindur e kemi parësor ku futen – çregullime të komplementit ,-qeliza fagocitare defiçitare, sëmundje granulomatoze kronike, sindromi і Chediak – Higashi, dhe dytësor që mund të jenë djegje, trauma, prani e trupave të huaj, mjekim me kortikosteroidë.

-Defiçiti imunitar і fituar është edhe ky parësor dhe dytësor – parësor – defiçit і qelizave B si agammaglobulinemia e tipit Bruton, defiçit і qelizave T si Sindromi di George dhe і kombinuar si deficit і rëndë і kombinuar – SCID severe combined immune deficiency  dhe dytësor - humoral medikamente imunosupresore, AIDS, I gjeneralizuar- kequshqyerje dhe neoplazma. Në imunitetin e organizmit një rol të madh luan dhe shpretka e cila është pjesë e sistemit retikuloendotelial që ka 3 funksione 1– merr pjesë në imunitetin specific –prodhon limfocitet T dhe B, 2 kryen me anë të makrofagëve fagocitozën e antigenëve të huaj 3 prodhon opsoninat, këto janë dy proteina tuftsin dhe propridin, të cilat luajnë rol gjatë zhvillimit të proçesit inflamator, n.q.se bëhet splenoktomi duhet të aplikojmë menjëherëvaksinat ndaj pneumococut, meningococut dhe hemophilus influenzae.