Përshtatja e fëmijës në kopsht

 

Kalimi i fëmijës në kopsht shënon një ndryshim të madh në jetën e tij dhe është e rëndësishme të bësh çdo gjë që është e mundur për ta pregatitur atë.

Dita e parë e fëmijës në një institucion parashkollor është një nga fazat më të rëndësishme në jetën e tij. Mënyra se si ai reagon varet nga se si është rritur fëmija deri në atë moment. Në qoftë se ai ka qëndruar në shtëpi gjatë gjithë kohës, atij mund ti duket si një ndryshim shumë i madh. Nëse ka qënë në çerdhe, kalimi në kopsht mund të jetë më i lehtë.

Prindi para se të çojë fëmijën në kopsht duhet ta vizitojë atë bashkë me fëmijën që ti japë mundësinë atij të njohë ambjentin.

Gjatë ditëve të para të shkojë bashkë me fëmijën duke e prezantuar me fëmijët e tjerë që luajnë gëzueshëm.

Fëmijës duhet treguar se cdo të ndodhë gjatë ditës. Eshtë e rekomandueshme që prindi duhet të njohë të gjitha rutinat, proçesin edukativ në mënyrë që të dinë tu përgjigjen pyetjeve të fëmijës duke i transmetuar atij siguri.

Prindi i tregon fëmijës ndonjë shok apo të afërm që shkon në kopsht dhe ja kalon më së miri.

Edukatorja bashkë me prindin i flasin fëmijës për interesat e tij, p.sh. “Në kopsht do të ketë shumë kënde lojrash – ka për të pëlqyer shumë “ ose do të ketë “tregim përrallash”

Fëmijës duhet ti flitet për aktivitetet e kënaqshme që ai do të bëjë si ato aktivitete që bën edhe në shtëpi, si p.sh. vizatim, prerje dhe ngjitje letrash apo dëgjim historish.

Ti tregohet fëmijës rutina e kohës së mëngjezit, drekës, zemrës si në shtëpi. Në kopsht ai do të mësojë etikën e të ngrënit e cila mund të praktikohet edhe në shtëpi.

Shqetësimet e fëmijës duhen dëgjuar dhe diskutuar rreth kopshtit.

Për gjërat që do ti duhen në kopsht duhet të përfshihet dhe ai në pazar bashkë me prindin.

Zgjedhja nga fëmija e objektit kalimtar përdorimi i të cilit do të bënte të mundur vazhdimësinë

ndërmjet familjes, shtëpisë dhe kopshtit duhet të favorizohet nga edukatorja dhe prindi. Objekti

kalimtar mund të jetë arushi i preferuar,ose lepurushi, pellushi, shall, shami etj që ndihmon

vazhdimësinë e kërcënuar nga ndarja dhe duke u diferencuar me botën përreth. Ai e qetëson fëmijën me erën e tij, me materialin përbërës me të gjithë ngarkesën afektive që shpërndan te

fëmija që prej shumë kohësh gjë që është jashtëzakonisht qetësuese për të, duke qënë lidhja

për tu përballuar me realitetin, fëmija ndihet i fortë për tu përballuar me ndarjen.

 

Asnjëherë prindi të mos ja kalojë shqetësimet e tij fëmijës por të tregohet gjithmonë optimist.

 

Fëmija duhet të dijë që edukatorja nuk do të jetë e aftë ti tregojë vëmëndje të pandërprerë, por kjo gjë mund të balancohet me kënaqësinë e të bërit miq të rinj.

Kujdes!

Të gjitha këto aktivitete duhet të bëhen në formë argëtimi dhe është e rëndësishme të mos ushtrohet presion mbi fëmijën.

Pregatitja emocionale e fëmijës është shumë e rëndësishme sepse në shtëpi atë e duan të gjithë, ndjehet i sigurtë dhe është i varur, ndërsa në kopsht ai duhet të jetë i pavarur dhe i duhet të bëjë të tjerët ta pëlqejnë atë dhe të fitojë.

Pas moshës 3 vjeç fëmija vepron nëpërmjet egos së vet e cila e drejton në gjithçka që ai bën dhe duart tani janë instrumentet e trurit të tij. Ai ka mësuar të flasë me “UNË” dhe me “JO”

dy element që tregojnë pavarësi. Në këtë moshë ai mbështetet mire tek vetja duke filluar të dallojë të drejtën nga e gabuara. Kjo periudhë mund të shoqërohet dhe me shqetësime si

sjellje, të qara, çakordim të gjumit, protestë, trishtim, ankth gjatë ndarjes dhe prindi duhet

të tregojë një tolerancë ndaj ndjenjave dhe mendimeve të tij, të flasë me fëmijën për frikën

për të kaluar në një ambjent të ri p.sh.” Të kuptoj që mund të duket e vështirë sepse është

një ambjent i ri…” dhe jo “ Ti je i madh tani” sepse ai ka nevojë për ju.

Në ditët e para të frekuentimit fëmija mund të ndryshojë në një sjellje negative, rebeluese

kur kthehet në shtëpi prandaj prindi duhet të kuptojë që ai është i lodhur, ka nevojë për vëmëndje dhe të riafirmojë një farë pushteti mbi njerëzit e afërm të tij. Prindi duhet ti

kushtojë të gjithë vëmëndjen e tij, të ulet bashkë me të për të ngrënë ose për të biseduar

mbi ditën që kaloi.

 

Trashëgimia më e mirë që një prind mund

ti lërë fëmijëve, janë disa minuta çdo ditë

nga koha e tij.

                                       Orlando A.Battista