Otitis (Infeksioni i veshit)

Otitis është inflamacion i veshit. Otitis externa, të jashtëm përfshin kanalin e jashtëm të veshit e njohur  si nocion të infeksionit të veshit dhe otitis media që ndikojnë në veshin e mesëm. Otitis media është shkaku më i zakonshëm i kërkesës për ekzaminim mjekësor për fëmijët dhe është shkaku kryesor i humbjes së dëgjimit te fëmijët. Në të rriturit është më pak i shpeshtë. Zakonisht ndodh në stinen  e dimrit dhe pranverë.
Kjo është një sëmundje e rëndësishme që duhet kuruar në kohën e duhur sepse me kalimin e kohës mund të lejë pasoja në humbjen e dëgjimit gjatë rritjes së fëmijës, ose shkakton vështirësi në të mësuar, vonesa madje edhe me gjuhën. Eshtë e rëndësishme të themi se kur infeksioni përhapet në rajonet fqinjë si në zonën e kockave prapa veshit ( mastoid ) kemi atëherë mastoiditis prandaj duhet të dimë shënjat në progression të sëmundjes.

Shkaqet e Otitis media

Grumbullimi i sekrecioneve në veshin e mesëm nga zënia e tubit të Eustachut që infektohen nga prania e viruseve apo të bakterieve që ndodh pas një alergjie apo gripi. Kjo shkaton një skuqje, fryrje të membranës timpanice e cila rezulton me dhëmbje të forta. Kullimi i sekrecioneve mund të shkaktohet edhe për ipoacusia infantile ( humje dëgjimi qysh në fëmijërinë e hershme)
N.q.se daullja e veshit ( membrana timpanike ) është e shpuar sekrecionet dalin dhe dhëmbja

ulet dhe veshi themi se rrjedh por kjo është më keqe sepse mund të bëhet kronike e cila nuk mjekohet nga që nuk ka dhembje dhe fëmija në këtë rast nuk ankohet kjo me kalimin e kohës bën që fëmija të humb dëgjimin.

Shënjat

Foshnjat kanë tendencë të prekin veshin dhe qajnë me britma. Ato mund të kenë të vjella dhe temperature të lartë, si dhe rrjedhje të sekrecioneve me pus të veshit. Fëmijët më të mëdhenj ankohen për dhëmbje, ndjesi e veshit “ të mbyllura “, humbje dëgjimi, marrje mëndsh, nausea dhe vjellje, shkarkim të veshit, ethe, nëse kemi mastoiditis shkakton enjtje që zgjatet në qafë e krah.

Diagnoza
Mjeku mund të shikojë një skuqje e membranës tympanice, vrimë nëse është e pranishme, ose një membranë të lëngëshme e me pus.
Mjeku mund të përdorë gjithashtu edhe dy teste:
-Audiometry për të matur dëgjimin në rastet kronike.

-Evidentimi për të parë se tubi i Eustachut funksionon apo jo ( timpanograma impedenzometrico)

Trajtimi
Mjekimi i Otitit bëhet me medikamente si antibiotikë  sipas antibiogramës, anti-inflamator për të hequr dhëmjen dhe enjtjen, decongestant të hundës, antihistaminic kur eshtë me fenomene alergjike. Mjekimi duhet bërë 7 ditë apo 10 ditë deri në fund sepse mund të përsëritet.

Ka raste kur ka nevojë edhe për operacion si myringotomi ku pritet një pjesë e membranës timpanice që lejon largimin e sekrecioneve dhe pakësimin e dhëmbjeve ose bëhet tub ventilimi timpanic e cila lejon ajër për të hyrë në veshin e mesëm nga kanali i veshit të jashtëm kur kemi për një kohë të gjatë infeksioni,kjo mund të bëhet për një periudhë 6 muaj deri në 2 vjet   

Cholesteatoma
Cholesteatoma  është një sëmundje që karakterizohet nga prania e lëkurës brenda veshit. Në shumicën e rasteve të infeksionit të veshit që shkakton invagination të lëkurës të kanalit të veshit të brendshëm. Forma më e zakonshme është ajo e një cysts  të lëkurës me luspa brenda tij rritet shumë ngadalë, gradualisht duke shkatërruar strukturat e veshit të mesëm që rezulton në humbjen e dëgjimit dhe herë pas here marramendje dhe paralyze të fytyrës.
Cholesteatoma manifestohet në shumicën e rasteve me një invagination të lëkurës të kanalit të veshit të mesëm dhe zakonisht ajo që ndodh në membranën tympanice është më pak rezistent ndaj të ashtuquajturit "Pars i dobët". Ky invagination është menduar për shkak të një rënie të presionit të ajrit në veshin e mesëm të shkaktuar nga funksioni i pamjaftueshëm i tubit eustachian. Kjo konsiderohet edhe kongenitale
Cholesteatoma kurrë nuk duhet të neglizhohet për shkak se ajo është potencialisht shumë e rrezikshme. Përveç  një humbje të dëgjimit për erozionin e eshtrave mund të shkaktojë një infeksion të veshit të brendshëm (labyrinthitis) rezulton në marramendje dhe sensorineural humbjen e dëgjimit, meningjit ose abscess të trurit, por edhe nëse infeksioni arrin deri në meninges.
Diagnostikimi bëhet me ekzaminim otoskopik si dhe CT e veshit për të vlerësuar shkallën e sëmundjes.

Trajtimi varet nga shtrirja e cholesteatomës dhe gjendjen së përgjithshme. Heqja kirurgjikale është trajtimi kryesor, por  mund të trajtohen edhe me terapi mjeksore si desinfektant larje dhe antibiotikë.