Ushqyerja e fëmijës

Ushqimi shërben për një rritje të mirë dhe për një zhvillim të plotë të organizmit duke filluar që nga lindja, tek fëmija më i rritur e deri tek adoleshenti për të siguruar një zhvillim fizik dhe mendor normal.            

Me ushqimin fëmijët marrin energjinë dhe lëndët ushqimore të nevojshme si makronutrientët (proteina,karbohidrate, yndyrna, lëngjet) dhe mikronutrientet (vitaminat, kripprat minerale) që të gjitha sëbashku bëjnë që të kryhen reaksionet kimike që ndodhin në organizëm.

Kërkesat për ushqim tek fëmijët janë më të mëdha se të rriturit dhe  ndryshojnë sipas grup moshave

  

Programi i ushqyerjes së fëmijës të shëndetshëm

 

-          6 muajt e parë vetëm qumësht nëne.

-          Vitamina D fillohet në fund të muajit të Irë (400-800U/ditë)

-          Flor fillohet në fund të muajit të VItë (0,25mg/ditë.

-          6 muajt e parë pas lindjes nënat duhet të marrin multivitamin

-          6 muaj – 5muaj, 11 – 16vjeç rekomandohet multivitamin.  

 

  Ushqyerja e fëmijës

0 – 6 muaj

 

-Fëmija gjatë 6 muajve të parë ushqehet  vetëm me qumësht nëne.

 

-Pas lindjes ditët e para qumështi i nënës duhet të jepet 1-2 orë ose më shpesh kur qan fëmija sepse është shumë i ushqyeshëm me të gjitha vitaminat me përjashtim të vitaminës D që nuk është e mjaftueshme, e cila fillohet pas 4javësh me pika ose shurup.

 

-Fëmija duhet mbajtur për tu ushqyer 30min.në gji, por ka fëmijë që e marrin më shpejt 20min. derisa të boshatiset gjiri. N.q.se fëmija nuk thith mirë ose nuk thith dot duhet të përdoret teknika e shtrydhjes me dorë ose pompë. Kur mendohet se fëmija nuk thith aq sa duhet i jepet ushqim plotësues.

 

-Fëmija kur merr në mënyrë të mjaftueshme qumësht nëne duhet të shtojë më të paktën 150 gr në javë dhe në ditë të lagi bezet 6-7 herë.

 

-Gjatë pirjeve të radhës nënat duhet të kenë kujdes: 

-Para pirjes të lahen duart.

-Çdo ditë duhet larë gjoksi të paktën1herë tek nënat që nuk lahen.

-Nënat duhet të mbajnë sutjena pambuku dhe të bollshme.

-Gjatë pirjes nënat duhet të zotërojnë mire teknikën e dhënies së gjirit duke ja vendosur gjirin deri në ngjyrën kafe që përfundon me mbylljen e gojës së fëmijës.

-Fëmija gjatë ushqyerjes duhet të mbahet në një pozicion të përshtatshëm e të rehatshëm ( duke u ulur, duke u shtrirë ose mundet edhe në këmbë, mundet gjithashtu bebit ti vihet një jastëk në kurriz si mbështetje).

-Nëna që jep foshnjës gji duhet të pijë të paktën 2 gota qumësht ose kos në ditë, po kështu duhet të konsumojë ushqime nga grupi(fruta,zarzavate,mish.drithra).

-Nënat që japin fëmijës gji nuk duhet të pinë duhan, kafe, alkool dhe çajra pikant.

 

Ushqyerja e fëmijës

6 - 9 muaj 

 Këshilla nënave:

-Femijës që ushqehet me gji, ushqimi shtesë i fillohet pas 4 muajsh n.q.se. fëmija ka një shtesë të mirë peshe mund të vazhdohet me gji 4-6 muaj dhe pas 6 muajve mund ti fillohet ushqimi. Gjatë kësaj kohe duhet parë pesha e fëmijës dhe duhet kontrolluar tek mjeku.

  

Ushqimi shtesë

 -Fëmija gjatë kësaj kohe duhet të mësohet me ushqime me vlerë të madhe ushqyese e shije të ndryshme. Në këtë periudhë ushqimi shtesë do të jetë si: pure frutash, pure zarzavatesh, muhalebi, kos, djathë, reçel, biskota, bukë, vezë.

-Ushqimi shtesë jepet me lugë ose me gotë e që fillohet në pak sasi 1-2 lugë kafeje  deri sa të çohet në sasinë e caktuar. Gjatë shtesës kur fëmija merr sasinë e pakët

i japim gji deri sa të ngopet.

-Kur fëmija është përshtatur me ushqimin e ri atëherë ai i jepet.

-Ushqimi i përshtatur jepet kur fëmija është i uritur dhe i përshtatur.

-Ushqimi shtesë duhet të përshtatet dhe të jepet brënda javës.

-Ushqimi shtesë mund të japë alergji prandaj duhet të kihet kujdes.

-Fëmijës asnjëherë nuk duhet ti jepet ushqim të gënjeshtër, të lyer me sheqer apo reçel.

-Kur fëmija nuk e pëlqen një ushqim të rëndësishëm atëherë i provojmë përsëri duke i dhënë kohë pas kohe në interval 2-3javësh.

-Ushqimi shtesë duhet të kihet kujdes ti jepet fëmijës i përpunuar(zjerë) taze dhe i pastër.  

-Fëmijëve deri 18 muaj duhet dhënë ujë të zjerë.

-Lëngu frutave dhe pure frutash fillohet (në moshën 2muajsh)e që mund të jetë mollë, pjeshkë rrush, mandarina, banane,etj

    -Fëmijës për herën e parë i jepet frut sipas stinës si mollë apo pjeshkë.

  Pregatitja:Frutat lahen dhe pasi qërohen grihen në rende.Lëngu i frutit jepet 1herë në ditë 40-50gr. dhe 2 herë në ditë pas moshës 7 muajsh nga 50gr.Lëngut dhe puresë së frutave nuk i shtohet sheqer. Puresë së frutave mund ti shtohet kos dhe të përdoret si një vakt.

      Muhalebia fillohet( në moshën 4-6 muajsh). Në përgjithësi jepet në vaktin e darkës 18.oo-20.oo.Muhalebia bëhet me qumësht të pasterizuar të çfarë do lloji.

Pregatitja: 1gotë qumësht lope të pasterizuar, 3lugë kafe miell orizi,2lugë kafe sheqer. Mielli i orizit përzjehet me një pjesë të qumështit të ftohtë dhe hidhet në pjesën e qumështit që zjen, pasi zjen i hidhet sheqeri.

Kur përdoret qumësht pluhur merret 1 gotë ujë, 3 lugë kafe sheqer dhe 3lugë kafe miell orizi përzihen deri sa të zjehet, pastaj e heqim nga zjarri dhe pasi të ftohet pak, shtojmë 6 lugë kafeje qumësht pluhur.

     Kosi mund të jepet si vakt më vete në vaktin e dytë ose në darkë dhe mund të zëvëndësohet me muhalebinë.

Pregatitja: Pasi zjen qumështi ftohet 40oC dhe për 1litër qumësht 1-2 lugë gjelle maja kos hidhet në qumështin e nxehtë trazohet dhe lihet për 4 orë në një vend të qetë.

     Supë dhe pure zarzavatesh fillohet në moshën (5-6muaj) në vaktin e drekës avash avash me 1-2lugë deri sa të merret sasia e caktuar.

Java e pare: 4gota ujë, 2 karrota, 1 patate mesatare,1lugë kafe oriz zjehen 45 min. me kapak të mbyllur, (në tenxhere me presjon hidhet 1 gotë ujë dhe zjehet 15min.). Pastaj e shkojmë në site ose blender.

Java e dytë:( Zarzavate pure të thjeshtë). Bëhet si më sipër po i shtohet më pak ujë dhe 1 lugë kafe vaj ulliri,pasi zjehet patatet, karrotat i shtypim duke i bërë pure.

Java e tretë: (pure zarzavatesh të përzjerë). Bëhen duke u shtuar edhe zarzavate të stinës si spinaq, majdanoz, pazi etj. Zarzavatet duhen patur kujdes që të konsumohen menjëherë. Në këtë periudhë supës i shtohet edhe lëng mishi.

Mëngjezi fillohet pasi fëmija përshtatet me ushqimin e mësipërm.

Pregatitja: Formulë qumështi pluhur ose qumësht lope i zakonshëm, djath, reçel, bukë ose djath pa kripë,reçel, i pëzjejmë dhe i shypim dhe zhytim bukën në këtë përzjerje, mund të shtojmë në këtë përzjerje edhe gjalp.Në vend të bukës mund të zëvëndësohen me 3-4 biskota.

Fëmijës deri 1 vjeç nuk duhet dhënë mjaltë.

     Veza    Fillohet 7-8 muajsh 1-2lugë deri sa të bëhet një e verdhë e plotë brënda javës.

E verdha e vezës në fillim jepet e zjerrë shumë dhe pas përshtatjes zjehet më e butë e krahasuar me një kajsi të pjekur.

    Mishi   Fillohet 7-8 muajsh me lëng mishi dhe 9 muajsh me mish të grirë, në formën e puresë si qofte, ose biftek të zjerë mirë, mish pule pa lëkurë dhe 1herë në 15 ditë mëlçi, të gjitha këto të kaluara në makinë të mishit mund të jepet mbi purenë e zarzavateve.

   Supa me drithra Fillohet 8 muajsh për ti mësuar fëmijës shije të ndryshme si trahana,me miell gruri të thekur dhe kos, miell orizi ose me oriz dhe më pak me miell misri.

Makarona dhe pilafi me oriz Fillohet 8 muajsh të përzjerë edhe me kos.

   Peshk pa hala   Fillohet 9 muajsh në formë pureje në vend të mishit në vaktin e drekës.  

   Çaj Në vëndin tonë në krahasim me vëndet e lindjes nuk e përdorim çajin si traditë por megjithatë vlen të përmëndet që çaji nuk duhet të jepet sepse pengon thithjen e hekurit prej zorrës së fëmijës.

 

Ushqyerja e fëmijës

 9-12muaj

Në këtë moshë krahas qumështit të nënës n.q.se vazhdon, nuk duhet harruar që ushqimi shtesë është ai më kryesori.Gjatë kësaj periudhe fëmijës i jepen shumëllojshmëri puresh me pak kripë dhe mundësisht pa baharat si piper, kimjon etj. Fëmijës i jepet si mish 1herë në ditë dhe që është e mjaftueshme.

Kur fëmija arrin 1 vjeç nëna mund ta ulë fëmijën në sofër dhe ta mësojë të hajë.Duhet ti japim mundësinë fëmijës të hajë vetë dhe të mos e shtrëngojmëpor të presim që ai të hapë gojën vetë. Duhet ta lëmë që ai të kapë me duar ushqimin dhe ta zgjedhë vetë. N.q.se fëmija nuk e ka qejf ushqimin atëherë nuk duhet tja japim për një farë kohe,por të tentojmë tja japim kur ai është i uritur.

 Shëmbull menuje ( Për fëmijët 1 vjeç )

 Zgjimi        Qumësht nëne

 

Mëngjesi    1filxhan qumësht pa sheqer (120ml)

                    Djathë sa ½ kutie shkrepse 20gr.

                    1 vezë ( 1 në 2 ditë)

                    1 lugë kafeje reçel

                    ½ fete bukë ose 2-3 biskota

 

Ndërmjet    1 filxhan çaji pure frutash

 

Dreka          5-6 lugë gjelle pure zarzavatesh me mish të grirë 20-25gr.

                    ( qofte me zarzavatesh, mish pule me zarzavate, ose peshk),

                    5-6 lugë gjelle pure patate( makarona, pilaf,prodhime brumi.)

                    1 filxhan çaji për të pirë (qumësht ose ujë)

 

Zemër          8-10 lugë gjelle kos ose qumësht të plotë me

                    Bukë të thekur, ose1fetë kek ose 2-3 biskota

                    6 lugë gjelle pure frutash

 

Darka          8-10 lugë gjelle muhalebi me qumësht të plotë me miell ose me oriz 10%

                    ose (pure patatesh ose supë me fidhe apo oriz)

                    Qumësht nëne

Në këtë periudhë duhet patur kujdes prej mbytjes nga ushqimi. Në këtë gjëndje menjëherë fëmija kthehet me kokë poshtë dhe në kurriz midis brinjëve e godasim lehtë me grusht ku nëpërmjet kollës do të nxjerrë edhe ushqimin që ka kaluar në rrugët e frymëmarrjes n.q.se kjo nuk jep rezultat atëherë e prvokojmë që të vjellë.

 

Ushqyerja e fëmijës

1-3vjeç

-Qumështi i nënës ndërpritet 12-15 muaj dhe mosha më e vonët deri 2 vjeç dhe në një kohë të përshtshme për nënën duke u ndihmuar dhe nga pjestarët etjerë të familjes.

-Fëmija pas moshës 13-14vjeç duhet të përdorë vetë lugën, të ketë pjatën e tij dhe të ketë kujdesin se çfarë dhe se sa konsumon.

-Asnjëherë nuk duhet dhënë fëmijës lëngu i gjellës sepse nuk është i plotë dhe fëmija mësohet të mos hajë ushqime të tjera.

-Në këtë periudhë fëmija ushqehet në 4 vakte në ditë.

-Në ushqimimin bazë kemi: a) qumeshti dhe produktet e tij. b) mishrat,dhe veza.c) zarzavatet dhe frutat. d) drithrat

Lista në përgjithësi e një ushqyerje të ekuilibruar duhet të jetë:

1-Çdo ditë fëmijës së kësaj moshe më e pakta duhet ti jepen 2 gota qumësht apo kos sepse është një burim KALÇIUM shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kockave.Djathë 25 gr. dhe 400ml qumësht mjafton për të përmbushur nevojat për kalcium.

 

2-Për organizmin dhe krijimin e gjakut të fëmijës,burimi më i mirë për HEKUR janë mishrat,

i pulës, peshku, veza, fasulet dhe thjerzat. Mishi i jepet fëmijës së kesaj moshe çdo ditë 40gr. ose 1herë në 2 ditë. Peshku 40-60gr. Veza e plotë 1-2 vezë në javë. Thjerrza/fasule 40gr 1herë në javë. Zarzavatet dhe frutat janë të pasura me VITAMINA që ndihmojnë për thithjen e kalciumit dhe të hekurit. Në këtë moshë fëmijëve u jepet 3-4 porcione zarzavatesh dhe    fruta. Meqënëse fëmijët janë shumë të zgjedhur në perimet për këtë ato futen në supë, pilaf, makarona, byrek, dhe qofte ose pranë tyre të shoqëruara duke e bërë ushqimin sa më të shëndetshëm dhe të paraqitshëm për qejfin e fëmijës. Frutat duhet të hahen me gjithë lëkurë sepse në këtë moshë mund të kemi dhe problemin e kapsllëkut dhe fibrat e ndihmojnë këtë.

1porcjon zarzavatesh është me 5-6 lugë gjelle ushqim me zarzavate.

1porcjon frutash është me 1 frut me madhësi mesatare 100-150gr. dhe 3/4gotës së ujit (100ml)

 

3-Për trupin e fëmijës një burim ENERGJIE  janë drithrat dhe që duhet të merren deri në 6 porcione. Sasia e përcaktuar që jepen, 3 porcione që janë 3 feta bukë dhe sasia tjetër merret me supë.pilaf, makarona, patatet, byrek dhe të ngjashme si këto.

1 porcion është 5-6 lugë gjelle pilaf / makarona ose 1 fetë bukë.

Oriz ose makarona (80gr. në ditë), bukë (60 gr. në ditë)

Fëmija në këtë moshë përtypjen akoma nuk e ka të plotësuar prandaj ushqimet duhet të jepen të buta sepse ushqimet e forta mund të kalojnë lehtësisht në rrugët e frymëmarrjes ku mund të bëhen shkaqe për aksidente të rënda.

Nuk duhet të jepen lajthi, kikirik, fara kungulli dhe të ngjashme me këto kësaj moshe. 

Nuk duhet të jepen çaj, kafe, koka kola meqënëse ndikojnë në sistemin nervor të fëmijës.Më mirë të mos i provojnë fare ato.

Sheqeri, ëmbëlsirat , reçelnet , mjalti janë gjithashtu një burim energjie që i duhet patjetër fëmijës por që duhet të jepen me karar. Sheqeri jepet në ditë 2 lugë gjelle (20gr).Reçeli ose marmalata jepen në ditë 2lugë gjelle (20 gr). Mjalti 15gr.

Pas ngrënies së embëlsirës apo sheqernave fëmija duhet të pi ujë për të shplarë gojën që të mbrojë dhëmbët nga kariesi.Në moshën 1.5vjeç-2vjeç fëmijës i merret furça e dhëmbëve dhe i mësohet si ta përdorë, por jo pastë dhëmbësh.

Fëmija vetëm pas moshës 3 vjeç mund të përdorë pastë dhëmbësh.

 

 

Ushqyerja e fëmijës 

 3-6 vjeç

 

Për fëmijën e moshës tre vjeç e sipër, kur ka përfunduar dalja e dhëmbëve, nuk është më problem bluajtja. Gjithashtu sistemi i tretjes ka arritur tashmë një pjekuri të plotë. Për pasojë fëmija në këtë moshë merr të gjitha ushqimet si në moshën 1-3 vjeç, po natyrisht në sasi më të madhe dhe me gatuarje të ndryshme që i afrohet ose është e njëllojtë me atë të rriturit.

Veçoria në këto vite është se fëmija tregon edhe më tepër individualitetin e tij, prandaj gjellët duhet të jenë të gatuara mire, të shijshme, të këndshme,të paraqitura bukur dhe pastër.

 

Udhëzime për ushqyerjen tek fëmijët e moshës 3-6 vjeç  

Ushqimet

Sasia në gram

Mosha

   4-6 vjeç

Qumesht/kos

   500ml

Djathra

   25-30

Mishra/peshk

   50-80

Vezë

   2 në javë

Gjalp

   5

Vaj ulliri

   20

Bukë

 100-150

Patate

 150

Makarona/oriz

   80

Zarzavate

 200

Fruta

 250

Sheqer/mjalt/marmelat/reçel

   40

           

Nevoja në kalori ndryshon simbas seksit dhe moshës. Mbetet në fuqi ndarja ne 4-5 vakte në ditë me racionet e mëposhtme: mengjezi 30%, dreka 40% zemra 10% dhe darka 20% .

Këshillohet të mësohet fëmija për të ngrënë mirë mëngjezin në mënyrë që të përballojë fillimin e ditës me energji të mjaftueshme. Për të shtuar dëshirën e fëmijës kur nuk duan të ulen në tavolinë në orët e para të mëngjezit për të ngrënë, këshillohet të ndryshohet shpesh menyja dhe mos të kufizohemi vetëm me qumeshtin me biskota, por mund të propozohen bukë e thekur, kek i gatuar në shtëpi, kornflakes, si dhe fruta të freskëta, reçel dhe kos.

E njëjta gjë vlen dhe për zemrën, ku duhen alternuar llojet e ushqimeve por me sasi më të pakët, krahasuar me mëngjezin. Në intervalin e shkollës (për të arritur pesë vaktet e këshilluara) mund të përdoren frutat, keku, kosi, çokollata me qumësht, biskota, pije pa alkol, jo të gazuara.

Sasia e proteinave të nevojshme për fëmijën në këtë grup të gjërë moshe mbulon rreth 10% të kalorive ditore të përgjithshme dhe për këtë duhet të ketë një përzierje mikse prej proteinash me origjinë shtazore dhe bimore në pjesë afërsisht të barabarta. Për të arritur këtë përzierje ideale këshillohet të përdoren çdo ditë si në drekë ashtu edhe në darkë drithrat (makarona, orizi, buka, qulli) dhe të paktën 4 herë në javë bishtajat (fasule, bizele, mashurka, etj) për të shfrytëzuar vetitë ushqyese të proteinave të këtyre dy lloj ushqimesh të alternuara me njëra tjetrën në mënyrë që të arrijnë së bashku praktikisht vlerën e proteinave shtazore.

Sasia e yndyrnave të rekomanduara nuk duhet të kalojë 30% të kalorive totale, dhe mundësisht, duhet të paksohet në 25% mbi moshen 6 vjeç. Burimi më i mirë i yndyrnave është vaji i ullirit, por edhe vaji i lule diellit ka një përbërje të pranueshme. Ndërsa duhen mënjanuar të gjitha ushqimet e pasura me acide yndyrore të ngopura si mishrat me dhjam, gjalpi, djathrat e yndyrshëm. Edhe sasia e kolesterolit që kanë ushqimet duhet pasur nën kontroll. Kjo substancë është e rëndësishme për organizmin, por nuk duhet përdorur më shumë se nevojat e tij. Në fakt kolesteroli i tepërt depozitohet në lumenin e brëndshëm të arterieve, duke shkaktuar në vitet e mëvonshme pasoja të dëmshme si ateroskleroza dhe infarkti; ushqimet më të pasura me kolesterol janë të brëndshmet e bagëtive si truri, melçitë, e verdha vezës, mish i dhjamosur, djathrat dhe gjalpi.

Nga karbohidratet preferohen ato komplekse që gjënden në makarona, oriz, bukë dhe në disa prodhime të tjera të furrës si p.sh keku. Ndërsa raporti i sheqernave të thjeshta, si sheqeri i tavolinës, mjalti, reçelnat dhe ëmbëlsirat duhet të kontrollohen. Përsa i takon fibrave, raporti i duhur sigurohet duke konsumuar bukë të zezë, fruta, zarzavate të zjera dhe të gjalla në dy vaktet kryesore dhe bishtaja të paktën 4 herë në javë. Duke u mbështetur në këto rekomandime kënaqen mirë dhe nevojat për kripra minerale dhe vitamina.

 

Shëmbull menuje 3-6 vjeç

 

Mëngjesi   1 gotë qumësht 200gr.

                  30gr. djathë ose 1 vezë ( 2-3 vezë në javë)

                  1 lugë ëmbëlsire yndyrë 10gr

                  3 lugë ëmbëlsire reçel 30 gr. ose mjaltë

                 1 fetë bukë 50gr

 

Ndërmjet   1 porcion frutash 150 gr.

 

Dreka        1 qofte ose biftek prej mishi, pulë ose peshk 50-80gr.

                  5-6 lugë gjelle zarzavatesh të stinës

                  5-6 lugë gjelle pilaf ose makarona

                  1 gotë kos ose qumësht 100 - 150gr.

                  1 tas me sallatë zarzavate sipas stinës

                  1 fetë bukë 50 gr.

 

Zemër      1 gotë lëng frutash 100gr.

                  1 fetë kek ose biskotë 50 gr.

 

Darka        1 tas supë ( zarzavate, tarhana, fidhe etj) 150gr.

                  5-6 lugë gjelle pure zarzavatesh ( patate ose mix)

                  1 gotë kos ose qumësht 100 - 150gr.

                  1 tas sallatë 100gr.

                  1 fetë bukë 50 gr.

 

                                Përbërja (për 100gr) e disa ushqimeve

Ushqimi

Pershkrimi

Energji ë kilokalori

Proteina

(gram)

Hekuri

(miligram)

Vitamina A

(mikrogram retinoli) m RE

Miell misri

I bardhe i pastruar

335

8

1.1

0

Miell gruri

I bardhe i fortifikuar

341

9.4

2.0

0

Buka

E bardhe e fortifikuar

235

8.4

1.6

0

Orizi

I gatuar

138

2.6

0.2

0

Patate

E gatuar

75

1.5

0.3

0

Fasule

E zjere

100

6.9

2.0

0

Melçi pule

E gjalle

135

19.1

9.5

11325

Mish lope

I gjalle

123

20.3

2.1

0

Mish derri

I gjalle

147

20.7

0.9

0

Pule ( mish i bardhe)

E gjalle

116

21.8

0.5

0

Pule (mish i kuq)

I gjalle

126

19.1

1.6

0

Peshk

I gjalle

76

19.1

1.6

0

peshku

I zjere

98

22.8

0.2

0

Qumeshti

I paskremuar

66

3.2

0.06

55

Djathi

 

412

25.5

0.3

362

Vezet

E zjera

147

12.5

1.9

190

Karrota

E gjalle

35

0.6

0.3

1350

karrota

E zjere

24

0.6

0.4

1260

Spinaqi

I zjere

19

2.2

1.6

640

Domate

E gjalle

17

0.7

0.5

107

Portokalli

 

37

1.1

0.1

5

Banane

 

95

1.2

0.3

3

Sheqeri

 

394

0

0

0

Margarina

 

739

0. 2

0.3

780

                  

                                                              Piramida Ushqimore

Për një ushqyerje të shëndetshme për moshën 2 – 6 vjeç kemi një udhëzues të veçantë siç është piramida ushqimore e cila na tregon zgjedhjen e përditshme të ushqimeve që duhet ti japim fëmijës. Piramida ndahet në 5 grupe  ushqimore kryesore:

  1. Grupi i drithrave ku përfshihen: - Buka, makaronat, orizi, drithra të ndryshme të gatuara ( Fëmija duhet të hajë 6 porcione nga ky grup)
  2. Grupi i zarzavateve: - Të gjitha llojet e zarzavateve ( fëmija duhet të hajë 3 porcione nga ky grup).
  3. Grupi i frutave: - Frutat mund të jenë lëng ose me copa ( Fëmija duhet të hajë 2 porcione në ditë ).
  4. Grupi i prodhimeve të qumështit: - Qumështi, kosi, djathi, gjiza e gjalpi ( Fëmija duhet të marrë 2 porcione nga ky grup).
  5. Grupi i mishit: - Mishi viçi, pule ose peshk 50 – 80gr. në ditë ( Fëmija duhet të marrë 1 porcion në ditë)

Yndyrnat dhe sheqernat duhet të zënë 30 % të dietës ushqimore