Rubrika   shëndeti

 

( Në Rubrikën për shëndetin do të gjeni  informacione të shkurtëra nga më të larmishmet, ndërsa për tema më të zgjeruara  kliko tek menuja )

 

    Disa këshilla të shkurtëra për shëndetin

 

 1.  Përgjigjet në telefon bëjini nga veshi i majtë.

 2.  Celularin ( baterinë) vendoseni sa më larg trupit .

 3.  N.q.se sharzhi i telefonit është në vijën e fundit d.m.th. ka pak bateri, mos jepni përgjigje

      sepse  radiacioni është 1000 herë më tepër.

 4.  Në mbrëmje pas orës 7 mos hani.

 5.  Pakësoni yndyrnat.

 6.  Ujë pini më shumë në mëngjes dhe më pak në mbrëmje.

 7.  Në ditë duhet të pini deri në 2 kafe.

 8.  Mos i mbani shumë gjatë kufjet në vesh.

 9.  Oraret e gjumit: - Në mbrëmje duhet të flesh në orën 10 dhe në mëngjes të çohesh

      në orën 6.

10. Pasi merrni ilaçet e gjumit, mos flini menjëherë.

11. Hapet merrini jo me ujë të ftohtë.

 

                Prindër! 

           Kujdes nga aksidentet

Fëmijët mund të futin në gojë gjithfarë gjërash që gjejnë:

Prindi duhet të ketë parasysh helmimet dhe mbytjet aksidentale.

 

                    Helmimet:

Moslënia e ilaçeve, i detergjëntëve ose i lëndëve të rrezikshme si benzinë etj.

aty ku fëmijët mund ti arrijnë më dorë.  

 

                    Mbytjet:

Moslënia e sendeve të ndryshme afër fëmijëve, të cilët mund ti fusin në gojë.

Ato mund të shkaktojnë mbytjen (p.sh.lojratë vogla kopsa, bërthama, gjilpëra

etj.) që mund të bllokojnë rrugët e frymëmarrjes.

Moslënia e fëmijëve të luajnë me qeset e plastmasit.

Moslënia e fëmijëve në afërsi të enëve që mbajnë ujë.

Disa lloj aksidentesh mund të ndodhin edhe jashtë banesës prandaj prindi nuk

duhet ti lërë vetëm të lozin në rrugë apo në afërsi puseve apo gropave të medha.

 

Kujdes me ushqimet

që konsumoni !

 Mikrobet lëshojnë helme. Mikrobet janë të rrezikshëm dhe të padukshëm

 Helmimet ushqimore ndodhin si rezultat i infektimit të produkteve ushqimore nga mikrobet dhe helmet që prodhohen prej tyre.

 Mikrobet më të rrezikshëm janë Stafilokoku, Salmonela, Shigelat, E.Koli që mund të infektojnë mishin e pulës, derrit, qengjit si dhe     djathin, vezën e sallamin.

Ushqimet e gatuara, kur mbahen në temperaturë të lartë, janë rrezik për çlirimin e helmeve. Kremrat, akulloret, ëmbëlsirat, produkte të pregatitura me qumësht e vezë etj. mund të japin helmime të rënda.

Stina e nxehtë shfaq rrezikshmërinë ndaj këtyre helmimeve dhe rritet më shumë sidomos tek fëmijët më të vegjël 0-3 vjeç.

 

Shenjat dalluese në raste helmimesh janë:

Dobësim të përgjithshem të trupit .

Fëmija humbet gjallërinë, ka mungesë aktiviteti ose gjëndje gjumi.

Dhimbje barku në formë krizash sidomos në zonën e stomakut

Të vjella të vrullshme si (çezem)

Të dala jashtë të ujshme.

Ethe

  

Në të gjitha rastet e sëmundjeve ngjitëse virusale apo bakeriale duhet të drejtoheni tek mjeku dhe të zbatoni detyrimisht këshillat e tij në vartësi të sëmundjes

Fëmija i sëmurë mund të mbahet në shtëpi në një dhomë të veçantë e të mjekohet sipas këshillave të mjekut, ose të shtrohet në spital.

Në rastet kur fëmija ka temperaturë të lartë duhet të përdorni paracetamol në formë tablete, shurupi apo suposti.

Kur gjëndja e fëmijës rëndohet (ka të vjella, mungesë oreksi, temperaturë të lartë e dobësi ) duhet të çohet urgjentisht në spital.Edukojini fëmijët tuaj të lajnë duart para dhe pas çdo ngrënie ose pas vajtjes në tualet.

Larja e shpeshtë e fëmijeve ( sidomos e syve).

Shmangia e kontakteve midis mizave, insekteve dhe trupit të fëmijës.

Vendosja e ushqimeve në vënde të mbyllura (dollap,frigorifer).

Fëmijët duhet të flenë gjithmonë me dritë fikur.

 

                  Bëjini analizat fëmijës tuaj,

                  kur ua kërkon mjeku і çerdhes apo kopshtit.

 

Konkretisht çfarë duhet bërë dhe si?

Ushqimet që gatuhen si mishi, peshku, zarzavatet, duhet të përpunohen mirë termikisht.

Mishi dhe peshku duhet të jenë të gatuar(pjekur) mirë.

Produktet ushqimore duhet të konsumohen brënda vaktit ose duhet të ruhen ne kushte frigoriferike dhe të rivlohen para përdorimit.

Frutat dhe zarzavatet që nuk përpunohen termikisht duhet të lahen mirë para përdorimit me ujë të pastër dhe të rrjedhshëm, kur është e mundshme duhen qëruar.

Konsumoni ushqime (akullore, pasta, etj.) te blera në dyqane me kushte higjenike - sanitare të mira e me sistem frigoriferik.

Ushqimet duhen mbrojtur me rrjeta, enë të mbyllura ose mjete të tjera dhe kurrë nuk duhen lënë të zbuluara.

Personat që merren me pregatitjen dhe tregëtimin e ushqimeve duhet të jenë të kontrolluar nga ana shëndetsore.

Ushqimet e pagatuara ( sidomos ato me origjinë shtazore) duhet të mbahen të veçuara nga ushqimet e gatuara.

Konsumoni ushqime brenda datës së skadimit.