AUTIZMI DHE KOMUNIKIMI ME FËMIJËT ME ҪRREGULLIME TË SPEKTRIT AUTIK

Historia e Autizmit

Termi Autizëm është futur për herë të parë në vitin 1911 nga psikiatri zvicerian Eugen Bleuler për të shprehur skizofreninë e adultëve, por ai që e përshkroi për herë të parë autizmin në vitin 1943 ishte Dr.Leo Kanner i Universitetit të John Hopkins.

Më përpara këta fëmijë klasifikoheshin me vonesa mendore apo me çrregullime emocionale por Kanner pa se këta nuk i përmbushnin modelet e fëmijëve me çrregullime të tilla duke shpikur një kategori të re që e quajti Autizmi i hershëm fëminor ( Sindromi  Kanner ).

Në të njëjtën kohë Hans Asperger pavarësisht nga Kanner zbuloi të njëjtën gjë me një ndryshim sepse pacientët e tij flisnin dhe termi i tij sindromi Asperger u përdor për autikët që flasin.

Fjala autizëm përpara se Kanneri ta përfshinte në diagnozat e tij kishte kuptimin “ ikje nga realiteti ose mbyllje në vetvete “ që Bleuler e përdorte në termin “ skizofreni ”. Kanner e huajti këtë fjalë atëherë sepse me të vërtetë mendonte se këta fëmijë iknin nga realiteti por sot kjo fjalë mund të keqkuptohet në kuptimin origjinal.

Pas zbulimit të Kanner dhe Asperger kemi Frojdin me teorinë e tij (vitet 50-60) ku po të mos krijohet një lidhje e ngrohtë midis fëmijës dhe prindit fëmija nuk arrin të përparojë.

Përkufizimi i Autizmit                                                                          

Autizmi si përkufizim u plotësua pas viteve 60 nga shoqata mjeksore që janë marrë direkt me studimin e Autizmit duke dhënë variantet e tyre:

1.Autizmi është një çrregullim kompleks i zhvillimit që shfaqet në mënyrë tipike në tre vitet e para të jetës dhe konsiderohet si një çrregullim neurologjik që prek funksionin e trurit. Autizmi është katër herë më prevalent në djemtë sesa tek vajzat dhe nuk ka kufij racorë, kohorë etnikë apo socialë. Të ardhurat e familjes, stili i jetës dhe niveli i edukimit nuk prekin shansin për të ndodhur Autizmi.( American medical Association)

2.“Autizëm” do të thotë një çrregullim zhvillimi që prek dukshëm komunikimin verbal dhe jo verbal si edhe ndërveprimet sociale, shihet në përgjithësi pas moshës trevjeçare dhe prek ndjeshëm performancën edukative.( Autism Society Canada)

3.“Autizmi” është një çrregullim zhvillimi që zgjat gjithë jetën, që shfaqet në përgjithësi në fëmijërinë e hershme. Fëmijët me Autizëm mund të çfaqin sjellje atipike si në:

(1.)                       Komunikim

(2.)                       Ndërveprim social:

(3.)                       Repertorin e aktiviteteve, interesave dhe zhvillimit imagjinar:

(4.)                       Ritmin dhe pasojat e zhvillimit:

(5.)                       Proҫesimin sensorial:

(6.)                       Konjicionin

( Shteti i Ajovës ne SHBA)

4.Autizmi është një çrregullim i neurozhvillimit i përcaktuar si një disfunksion i qëndrueshëm dhe i rëndë social dhe dështim në komunikimin e hershëm.Gjithashtu karakterizohet nga preokupime idiosinkrazike dhe interes te kufizuar, sjellje përsëritëse dhe stereotipi motore, ndjeshmëri sensore jo të zakonshme dhe rezistencë për të ndryshuar. (Chakrabarti & Fombonne, 2001).

 

SPEKTRI AUTIK DHE TRIADA E DËMTIMEVE

Në 1979, Lorna Wing dhe Judy Gould botuan një artikull ku detajonin punën e tyre mbi kriteret diagnostike. Lorna Wing vazhdoi të punonte me librin e saj “Spektri Autik 1981” duke përdorur termin spektër si një term përfshirës të një grupi çrregullimesh që kishin kritere të përbashkëta diagnostike. Tashmë dihet se Autizmi dhe sindromi Asperger janë të dyja pjesë e Spektrit Autik.

Ҫrregullimet pervazive (biologjike) janë të kategorizuara:

Çrregullimi autik (më i shumti)

Dëmtimi në komunikimin, ndërveprimin dhe sjelljen imagjinative sociale përpara moshës 3 vjeç.

Çrregullimi Asperger (sindromi Asperger)

Kartakterizohet nga dëmtime të ndërveprimeve sociale dhe praninë e interesave dhe aktiviteteve të kufizuara, pa vonesa të përgjithshme në të folur dhe inteligjencë e testuar mbi mesataren.

Çrregullime të paspecifikuara gjetiu (të paklasifikuara)

Fëmija ka një dëmtim të rëndë në sjelljet specifike.

Çrregullimi i Rett

Një çrregullim progresiv që ndodh më shumë tek seksi femër, me lëvizje përsëritëse të duarve që fillon nga mosha 1 deri në 4 vjeç.

Çrregullime disintegrative të fëmijërisë

Karakterizohen nga zhvillimi normal për së paku 2 vjet, humbje e dukshme e aftësive të fituara më parë. (Shoqata Amerikane e Psikiatrisë - 1994)

  Çrregullimet e spektrit Autik

               TRIADA

  ---  Nderveprimi social --- 

  ---  Komunikimi social ----

  ---  Imagjinata, Mendimi fleksibel ---

EPIDEMIOLOGJIA

Nga vlerësimi më i mirë i prevalencës së Autizmit në Europë dhe Amerikën e Veriut, të deklaruar nga autorët në studime të botuara në vitet e para të mijëvjeçarit të ri rezulton se prevalenca e Autizmit është afërsisht 6 për 1000.

 ö      Pavarësisht nga studimi, sjellja vjetore apo frekuenca e raportuar e prevalencës, shihet se nga Autizmi, preken më shumë djemtë se vajzat, me raporte mashkull-femër që luhaten nga 2:1 në 6:1 pra një mesatare 4 me 1. (National Autistic Society, UK, 2005)

 ö      Autizmi nuk ka kufij racorë, kohorë etnikë apo socialë. Të ardhurat e familjes, stili i jetës dhe niveli i edukimit nuk prekin shansin për të ndodhur apo   jo Autizmi.

 

ETIOLOGJIA

Një nga hipotezat rreth etiologjisë së Autizmit është të konsideruarit e këtij çrregullimi si një çrregullim neurologjik me bazë gjenetike.

Pavarësisht nga ky fakt, shkaku i saktë ende nuk dihet. Gjetja e shkakut është vështirësuar nga kompleksiteti gjenetik dhe variacionet e fenotipit. Ky heterogjenitet fenotipik ka sfiduar kërkimet molekulare të genit të Autizmit pavarësisht në kërkimet e gjëra të genomit të Studimeve Ndërkombëtare të Gjenetikës Molekulare të Konsorciumit të Autizmit dhe orvatjet bashkëpunuese

të shumë qëndrave në dy dekadat e kaluara. Megjithëse është gjetur së paku një anomali e lidhur me autizmin në gati çdo kromozom, vendet në pak kromosome (X,2, 3, 7, 15, 17, dhe 22) duket se janë më premtuese se të tjerat.{ Bailey et al., 1995; Bolton et al., 1994).

Disa studiues kanë sugjeruar që një mekanizëm epigjenetik (ndryshime të trashëgueshme në ekspresionin e gjeneve që ndodh pa ndryshime në sekuencat e ADN-së) mund të jetë përgjegjës. Kështu që bëhet më tepër dhe më tepër e dukshme që etiologjia është multifaktoriale me një shumëllojshmëri gjenetike dhe që mund të luajnë një rol më të paktë faktorët ambientalë. (Steffenburg et al. 1989}

Vlerësimet e risqeve të rekurencës, të bazuara në studime familjare të ASD-ve idiopatike, janë afërsisht 5 – 6% (luhatja: 2 – 8%) kur ka një pjesëtar më të vjetër të familjes me Autizëm dhe edhe më të larta kur ka dy pjesëtarë me Autizëm në familje, apo pjesëtarë të rinj në familje. Megjithëse besohet se Autizmi ka origjinë kryesisht gjenetike, disa faktorë të mjedisit mund të modelojnë shprehjen e fenotipit.

Moshat e mëdha të nënës dhe babait në kohën e lindjes së fëmijës thuhet se shoqërohen me një risk të lartë të lindjes së fëmijëve me Autizëm, ndoshta nga mutacionet spontane de novo dhe/apo nga alteracionet në imprintimet gjenetike. Faktorët ambientalë mund të veprojnë si teratogjenë të sistemit nervor qendror në muajt e parë të shtatzanisë.

Ndikimi i ambientit

Faktorët ambientalë, mund të modulojnë faktorët gjenetikë që tashmë egzistojnë përgjegjës për manifestimin e Autizmit..

Periudha prenatale

Për arsye se shumë anomali të zhvillimit të trurit të ditura që shoqërohen me Autizëm ndodhin ne semestrin e parë dhe të dytë të shtatzanisë, faktorët ambientalë (p.sh., teratogjenët si thalidomidi dhe acidi valproik) ka më tepër mundësi të lozin rol në fetus me anë të faktorëve maternalë. Sëmundjet e nënës (p.sh., rubeola) gjatë shtatzanisë të luajë një rol. Sot, po studiohet koncentrimet fetale të testosteronit me disa sjellje Autike si raportet anormale sociale dhe interesat e kufizuara në 4 vitet e para të jetës.

Periudha perinatale

Efektet e peshës së lindjes, zgjatjes së shtatzanisë dhe aksidenteve rreth kohës së lindjes janë studiuar, por të dhënat nuk kanë qënë konsistente. Kohët e fundit është raportuar një shoqërim i rëndësishëm ndërmjet encefalopatisë tek të porsalindurit dhe fëmijëve që më vonë janë bërë Autikë.

Periudha pas lindjes    

Janë propozuar edhe mundësi etiologjike pas lindjes – veçanërisht vaksina si tetanozi apo fruth-shyta-rubeolë (MMR) dhe vaksinat që përmbajnë mërkur.  Janë ngritur pyetje rreth ekspozimit ambiental ndaj mërkurit që ndikojnë në zhvillimin e trurit. Një studim i kohëve të fundit të prindërve të fëmijëve me Autizëm zbuloi që 54% besonin se Autizmi i fëmijëve të tyre ishte shkaktuar nga imunizimi; 46% besonin se ishte gjenetike.

 

NEUROPATOLOGJIA

Të dhënat që sa vijnë edhe shtohen nga neuropatologjia tregojnë që ka ndryshime thelbësore në rritjen dhe organizimin e trurit tek njerëzit me Autizëm që e kanë origjinën në periudhën prenatale, por që shtrihen në fëmijëri dhe më tej.

Studimet neuropatologjike të indit trunor tek njerëzit me autizëm kanë zbuluar disa anomali ku hyjnë:

² numër i pakët i qelizave Purkinje në cerebelum;

² maturim anormal i sistemit limbik të frontalit, ku hyjnë neurone të vogla, dendësi e ulët e qelizave dhe kompleksitet i ulur i neuropileve

² anomali në minicolumnat kortikale frontale dhe temporale, që janë më të shumta, më të vogla dhe më pak kompakte në konfigurimin e tyre qelizor dhe demonstrojnë një hapësirë të vogël neuropilesh në periferi;

² ndryshime të zhvillimit në numrin dhe madhësinë e qelizave në nukleusin e bandës diagonale të Brokës, nukleuseve të thella cerebelare dhe olivave inferiore; 

² anomali të truncus cerebri dhe malformacione neokortikale (p.sh., heteropia).

 -      Rritja e cirkumferencës së kokës thuhet se është një nga simptomat më të zakonshme të fëmijëve me Autizëm, dhe 20 – 30% të tyre kanë makrocefali, e përkufizuar si cirkumferenca e kokës që matet më shumë se 2 SD mbi mesatare.

Studimet me MRI kanë mbështetur gjetjet e volumit të madh të trurit në fëmijët me Autizëm, me 90% të fëmijëve të porsangritur më këmbë që kanë volume më të mëdhenj se normali në një studim. Edhe pas vdekjes pesha e trurit të tyre është e rritur.

-        Përveç ndryshimeve në volumin e gjithë trurit janë përshkruar diferencat volumetrike specifike rajonale, midis substancës gri dhe të bardhë. Më tepër preken regjionet frontale, limbike, ganglioneve bazale dhe cerebelare. Janë gjetur edhe anomali të anatomisë të sulkuseve dhe giruseve.

-        Studime të shumta të MRI-së funksionale gjatë detyrave konjitive apo në përgjigje të stimujve vizualë apo auditivë tregojnë që individët me Autizëm përdorin strategji të ndryshme konjitive dhe në disa raste, zona të ndryshme të trurit për të proҫesuar disa tipe informacioni.

-        Kohët e fundit, disa studiues janë orvatur të shpjegojnë defiçitet në empati, imitim dhe të folur si anomali në funksionimin e sistemeve neuronale pasqyrë. Këto sisteme janë zbuluar kohet e fundit në qeliza, në disa zona të trurrit, që duket se nxiten kur individi thjesht observon veprimet e tjetrit- që është përballë, duket se ata reflektojnë direkt veprimet e bëra nga tjetri në trurin e observuesit. Mund të luajnë gjithashtu një rol në aftësinë për të njohur apo theksuar me apo “pasqyrë” ndjenjat e tjetrit. Këto diferenca funksionale të trurit sigurojnë lidhjen intriguese ndërmjet substratit neuroanatomik dhe simptomave klinike të individëve me Autizëm.

 

SIMPTOMAT

 Komunikimi

å      Mungesë e përqëndrimit për të drejtuar vëmëndjen e të tjerëve tek

        objektet e ndryshme (ndodh në 14 muajt e parë të jetës).

å      Nuk drejton shikimin drejt objekteve që shikojnë të tjerët..

å      Nuk mund të fillojë apo të vazhdojë një bashkëbisedim social.

å      Nuk mund të flasë apo flet me vonesë.

å      Përsërit fjalët apo memorizon pasazhet.

å      Nuk i referohet vetvetes siç duhet (p.sh.,thotë “ti do ujë” në vënd që

        të thotë “unë dua ujë.”)

å      Përdor rima qesharake.

å      Komunikon me gjeste në vend të fjalëve.

 Ndërveprimi social

å      Tregon mungesë ndjenjash.

å      Nuk bën shokë.

å      Është i tërhequr.

å      Preferon të kalojë më shumë kohën vetëm se me të tjerët.

å      Nuk i përgjigjet shikimeve apo buzëqeshjeve.

å      Përpiqet të shmangë shikimin.

å      Mund t’i trajtojë të tjerët sikur janë sende.

å      Nuk merret me lojra interaktive.

 Përgjigja ndaj informacionit sensor:

å      Ka sensacion të lartë apo shumë të ulur për shikimin, dëgjimin,

        prekjen, nuhatjen apo shijen.

å      Duket se ka ose përgjigje të tepruar ose nuk ka fare përgjigje ndaj

        dhimbjes.

å      Mund të tërhiqet nga kontakti fizik ose sepse është i mbingacmuar

        ose sepse i duket vetja i mundur.

å      Nuk tronditet nga zhurmat e forta.

å      Mund t’i duken zhurmat normale të padurueshme dhe zë veshët me

        duar.

å      Fërkon sipërfaqet, fut në gojë apo lëpin sendet.

 Loja

å      Ka pak pretendime apo loja me imagjinatën.

å      Nuk imiton veprimet e të tjerëve.

å      Parapëlqen lojërat vetëm apo ato që janë ritualistike.

 Sjelljet

å      Ka pak hapësirë të vëmëndjes.

å      Përdor lëvizjet trupore përsëritëse.

å      Ka nevojë të fortë për gjërat rutine.

å      “Shpërthen” në zemërim të theksuar.

å      Ka interesa të ngushta.

å      Demonstron këmbëngulje të tepruar (ngulmon në një detyrë

        apo çështje të vetme.

å      Është agresiv ndaj të tjerëve apo ndaj vetes.

å      Është ose hiperaktiv ose hipoaktiv.

 

DIAGNOZA

Sot për diagnostikimin e Autizmit përdoren kriteret sipas Manualit Diagnostik dhe Statistikave të Ҫrregullimave Mendore (DSM-IV-TR) që është hartuar nga Shoqata Psikiatrike Amerikane (APA)

Shkalla e Autizmit e lehtë ,e mesme apo e rëndë  bëhet sipas disa formularëve si  C.A.R.S. apo shkallës ECA, Yale Brown, Bodfish,Symons& Leës, ku Autizmi klasifikohet sipas kategorive.Më i përdorshëm është formulari C.A.R.S.

Sindromet neurogjenike që paraqesin një simptomatikë të ngjashme ( Dg. diferenciale) me atë të Autizmit janë:

a-Sindromi i X-it fraxhil: 30 – 50% të individëve me sindromin e X-it fraxhil të vërtetuar gjenetikisht demonstrojnë disa karakteristika të Autizmit.

b-Çrregullimet neurokutane: Skleroza tuberoze.

c-Neurofibromatoza.

d-Fenilketonuria

e-Sindromi i alkoolit fetal: fëmijët, nënat e të cilëve pijnë alkool gjatë shtatzanisë.

f-Sindromi Angelman: Fëmijët me sindrom Angelman paraqiten shpesh mungesë të komunikimit verbal, hipotoni në fëmijërinë e hershme, ecje ataksike me bazë të gjërë, atake epileptike dhe spasticitet progresiv.

g-Sindromi Rett:

h-Sindromi Smith-Lemli-Opitz: është një çrregullim i rrallë (1 në 20000) autosomal-recesiv që shkaktohet nga një gabim metabolik në biosintezën e kolesterolit.

 

TRAJTIMI

Trajtimi bazohet mbi programe e metoda të shumta të cilat përmirësojnë cilësinë e jetës të fëmijëve autikë por duhet theksuar se ato nuk shërojnë autizmin.

Metodat që përdoren sot janë:

Programi ABA,                Programi TEACCH,      Programi LOVAAS,

Metoda GREENSPAN,     Metoda PECS,              ZOOTERAPIE etj.

Programi ABA

Ky program është për fëmijë me moshë të vogël me çrregullime të spektrit Autik. ABA përdor një metodë mësimore një nga një që mbështetet në praktikën e përforcuar të aftësive të ndryshme. Qëllimi është ta afrojë sa më shumë fëmijën në funksionin tipik të zhvillimit.

Programi TEACCH

Një program tjetër quhet Trajtimi dhe Edukimi i Fëmijëve Autikë dhe me probleme të Komunikimit (TEACCH). TEACCH, u zhvillua si një program shtetëror në North Caroline, duke përdorur tabela pikturash apo mjete vizuale. Këto ndihmojnë fëmijët që të punojnë në mënyrë të pavarur si edhe të organizojnë dhe strukturojnë ambientet e tyre.

Metoda PECS

Kjo metodë bazohet nëpërmjet shkëmbimit të figurave duke mësuar komunikimin , dallimin e figurave, ndërtimin e frazave duke perfeksionuar të folurin.

Programi LOVAAS

Ky program përmirëson rendimentin e aftësive intelektuale dhe ato të sjelljeve sociale duke i krijuar premisa për një autonomi më të madhe.

Trajtimi me medikamente

Mjekimet përdoren për të trajtuar shpesh problemet emocionale dhe ato të sjelljes që mund të shoqërojnë Autizmin. Këto përfshijnë hiperaktivitetin, impulsivitetin, problemet e vëmëndjes, ngacmueshmërinë, luhatjet e sjelljes, shpërthimet, nervozizmin, agresionin, kompulsionet ekstreme që fëmijët nuk mund t’i përmbajnë, çrregullimet e gjumit dhe ankthin. Sot, vetëm risperidoni është aprovuar për fëmijët midis moshës 5 – 16 vjeçare me irritabilitet dhe agresion që shoqërojnë Autizmin.

DIETA

Disa fëmijë me Autizëm duket se i përgjigjen mirë dietës pa gluten apo kazeinë. Gluteni gjendet në ushqime që përmbajnë miell, thekër dhe elb. Kazeina gjendet në qumësht, djathë dhe në produkte të tjera të përditshme.

 

KOMUNIKIMI I EDUKATORES

ME FËMIJËN AUTIK NE KOPSHT

Qëllimi për një komunikim sa më të mirë me fëmijët autikë është që të arrihet një përmirësim të silësisë së jetës duke kontribuar sado pak në autonominë e tyre, Tek sindromi Kanner është e vështirë por tek Asperger është e mundëshme. Fëmijët autikë të shkallës së lehtë apo të mesme që shkojnë në ҫerdhe , në kopsht dhe pastaj në shkollë arrijnë të fitojnë njohuri duke u mësuar me rregullat e socializimit. Edukatoret duhet të dinë të sillen me këta fëmijë prandaj duhen të specializohen që ti mbajnë nën kontroll. Eshtë vënë re se shoqërizimi i një autiku me një normal dhe sa më herët që të jetë e mundur ka pasur sukses në pavarësi, prandaj dhe futja e tyre në shoqërinë e normalëve është parë si priori.

Ҫfarë duhet të ketë parasysh edukatorja me fëmijët autikë:

-         Edukatorja duhet t’ia bëjë fëmijës autikë sa më të thjeshtë mjedisin që atij

i duket shumë i komplikuar.Ajo duhet ti drejtohet fëmijës gjithmonë në emër dhe me respekt.

-         Ti tregoj gjithmonë një shok normal duke i thënë se ai është shoku i tij.

-         Ta përfshijë në proҫesin mësimor që bën me fëmijët e tjerë, duke e ulur gjithmonë në vëndin e parë e sa më afër edukatores, dhe duke ja përsëritur mësimin atij në mënyrë individuale duke ja bërë të ditur që mësimi është edhe për të.

-         Një mesazh pozitiv për të ekuilibruar një negativ ( një veprim që e bën dhe një veprim tjetër që e ka të vështirë që ta bëjë) me një pozitiv.

-         Fjalitë duhet të jenë të shkurtra me sintaksë të thjeshtë dhe jo shumë informacion brënda.

-         Gjatë mësimit të parashikohen pauza.

-         M.q.se ata nuk e pranojnë ndryshimin edukatorja duhet t’ia bëjë veprimet gjithmonë njëlloj në ,mënyrë të përsëritur deri sa ai të mësohet me atë veprim duke u kthyer në rutinë.

-         Të përcaktojë metodën që duhet të zgjedhë ( TEACCH, PECS etj.) kjo në bashkëpunim me prindin dhe mjekun.

-         Detyrat që kryhen duhet të jenë me kohë të shkurtër e cila zgjatet gradualisht.

-         Udhëzimet duhet të jenë sa më të thjeshta, të shkurtra dhe të qarta sepse përqëndrimi i tij është shumë i ulët. Edukatorja duhet ta ndihmojë fëmijën për të ngrënë vetë, për tu veshur vetë , të lajë duart, të ulet në tavolinë etj.pra ti mësojë rutinën e ditës duke ja përsëritur ҫdo ditë të njëjtat veprime.

-         Programi duhet të jetë sa më i strukturuar dhe në detajet më të thjeshta që një fëmijë normal i kupton pa ja thënë.

-         Përsëritja gjithmonë nga ana e fëmijës një nocion të ri pasi ta thotë edukatorja sepse ai nuk e kupton atë.

-         Në lojë edukatorja duhet ta inkurajojë fëmijën duke e marrë vetë për dore e duke e bashkuar me fëmijët e tjerë si në roza rozina etj. N.q.se fëmija ka probleme të motorikës apo probleme koordinimi atëherë duhet një program edukimi fizik individual i lehtë dhe jo kolektiv ose të mos marrë pjesë në aktivitet sportive, kjo vlen edhe për motorikën fine si të shkruarit apo të vizatuarit si të bëjë viza të drejta, të presë, të ndajë etj.

-         Pjesa vizuale është shumë e rëndësishme prandaj kur nuk reagojnë duhet treguar ҫdo gjë konkretisht me pamje.

-         Fëmija nga që nuk e kupton mund të zemërohet apo të ketë ankth, apo të bëjë një veprim tjetër prandaj edukatorja duhet ta qetësojë, të ketë durim    dhe toni i zërit të jetë i ulur sa ta kuptojë fëmija.

-         Edukatorja kur humbet gjakftohtësinë duhet të ngrihet menjëherë sepse fëmija kupton vetëm gjuhën verbale dhe jo xhestet apo ekspresionet e fytyrës. Ajo duhet të sillet me dashuri dhe besueshmëri.

-         Edukatorja duhet të jetë vigjilente të dallojë sjelljen e mërzitur tek fëmija dhe t’ia tregojë prindit që ka lidhje me mjekun sepse shpesh ata bëjnë depresion.

-         Fëmija autistë nuk e percepton ambjentin që e rrethon dhe për këtë edukatores i bie si detyrë që ti mësojë atij ҫdo situatë.

-         Edukatorja duhet të jetë gjithmonë ajo, e njëjta sepse fëmijët autik nuk e pranojnë ndryshimin dhe ndihen të kërcënuar.

-         Të gjitha veprimet që ka mësuar atë ditë në kopsht duhet thënë prindit që fëmija ti bëjë edhe në shtëpi ose kur mungon sepse ai do ti harrojë ato e ҫdo gjë përsëritet nga e para pra duhet një bashkëpunim i edukatores me prindin.

-         Marrëdhënia midis prindit dhe edukatores duhet të jetë sa më e sinqertë dhe njëkohësisht reciproke. Prindi duhet ti thotë ҫdo gjë edukatores duke e drejtuar atë po kështu edhe edukatorja duhet ta informojë për të rejat e fëmijës. Edukatorja para prindit duhet ti përshkojë atij ndjenjën pozitive,optimizmin, sigurinë që këtyre prindërve ju mungon. Ajo duhet të bashkëpunojë duke bërë plane pune me prindërit, specialistët si edhe për llojin e komunikimit (fletore, telefon,etj) në mënyrë që edukimi të funksionojë më mirë.

-         Edukatoret nuk duhet ti bëjnë prindërit gjithmonë përgjegjës e të heqin dorë edhe kur ata nuk përgjigjen por të vazhdojnë të ndajnë kërkesat duke i inkurajuar të bëjnë edhe ato të njëjtën gjë, fëmija nuk duhet lënë në meshirën e fatit.