Këshilla

  Për kopshtet dhe çerdhet

Këshilla nga mjeku për parandalimin e Gripit A(H1N1)

 

v Përgjegjsja e çerdhes apo e kopshtit duhet të bëjë filtrin e fëmijëve sipas rregullave rutinë: Të pyetet prindi nëse fëmija ka pasë probleme si temperaturë, nervozë (dhëmbje koke), dhimbje fyti, teshtima,kollë, vështirësi në frymëmarje , të vjella, diare, anoreksi.

v Kryhet termometrimi i fëmijës dhe shikohet ngjyra e lëkurës (gri) sytë (të skuqur) dhe hunda (me sekrecione)

v Fëmija me shënjat e mësipërme nuk pranohet në institucion dhe prindit i rekomandohet vizita  mjeksore.

v Gjatë shfaqjes së epidemisë së gripit personeli , prindët dhe fëmijët duhen të pajisen me maska.

v Dyshemeja e dhomës të lahet disa herë në ditë me klor 2% ose açe 1/10 të holluar sipas llojit.

v Çdo 2-3 orë duhen të hapen dritaret per të ajrosur dhomat ku rrinë fëmijët.

v Të lahen duart e personelit dhe të fëmijëve shpesh me sapun dhe ujë të ngrohtë për 20 sekonda (kohë e mjaftueshme për të   kënduar  një këngë  nga fëmijët). 

v Gjatë kësaj periudhe fëmijëve duhet tu jepen sa më shumë lëngje të ngrohta,si çaj mali, ose me rigon, sherebel, nenexhik, trëndafil të egër, apo qumësht.

v Për profilaksi në këtë periudhë fëmijëve duhet tu jepet vitaminë C, nëpërmjet frutave apo tabletave si dhe ushqimeve me përmbajtje gjalpi.

v Një rëndësi i kushtohet kalitjes së fëmijëve nëpërmjet banjove të ajrit, diellit ,ujit , si dhe ushqimit të shëndetshëm.

v Fëmijët duhet të edukohen nga prindi dhe edukatorja që të mos pështyjnë në tokë dhe gjatë teshtitjes të përdorin shami, letër, apo të vënë dorën ose parakrahun para gojës.

v Në rast epidemije ndalohen fëmijët të udhëtojnë apo të çohen në ambjente të mbyllura si kinema, teatër, lokale publike, festa etj.

Fëmijët gjithmonë duhet të ndjehen të sigurt dhe të dashur. Kur ato janë të pasigurt në lidhje me situatat dhe të frikësuar mund të kenë nevojë edhe më shumë vëmendje dhe afeksion.    

 

                                Prindër ! 

Edukojini fëmijët tuaj me një kulturë shëndetsore

Për të krijuar një kulturë shëndetsore tek fëmijët, ku çdo fëmijë krijon zakone dhe shprehi të mira shëndetsore që janë garanci për ruajtjen e shëndetit të tij. Këto zakone shëndetsore janë garanci për shëndetin e tij te cilat duhen rrënjosur në jetën e përditshme të fëmijës e që duhet ti vë në jetë sepse mund të sëmuret.

 Çfarë mund të bëjë prindi apo institucioni?

Si shteti dmth institucioni dhe prindi në shtëpi duhet ti krijojë fëmijës në radhë të parë kushte të mira higjeno-shëndetsore:

Fëmijës mundësisht duhet ti krijohet një dhomë e veçantë.

Dhoma duhet të mbahet pastër dhe pa shumë mobilje që fëmija të lëvizë lirisht me lodrat që ka.

Lodrat e fëmijës: Prindi duhet të lajë lodrat e fëmijës që ato të jenë gjithmonë të pastra,sepse fëmija që luan mund ti fut ato në gojë, me ato duar të kruajë hundët apo të prekë veshët nga mund të nisin infeksionet si grykët, otitet, stomatitet, diarrea etj. Lodrat pasi mbaron së luajturi të vihen përsëri në vëndin e caktuar, të mblidhen në një kosh apo arkë.

Ajri i dhomës: Dhoma të jetë e ajrosur që ajri brënda të mos jetë i dëmshëm. N.q.se në një dhomë të keqajrosur ndodhen shumë njerëzpër një kohë të gjatë,ajri ngopet me dioksid karbonipër shkak të frymëmarjes të tyrepo kështu njerëzit eliminojnë edhe lagështirë dhe mikroorganizma që gradualisht e bëjnë ajri e dëmshëm, po kështu edhe zjarri apo gatimet e ndryshme etj.

Drita:  Dhoma dhet të jetë pa perde të trasha në mënyrë që të hyjë drita. Drita duhet të jetë e mjaftueshme që të mos kemi sforcim në të parë të fëmijës ose llampa elektrike ta shpërndajë dritën në mënyrë të barabartë pa hije pa shkëlqim, më e mirë është drita e butë e llampës së bardhë n.q.se fëmija vizaton llampa duhet të jetë në të majtë të fletës së vizatimit.

Tavolina dhe karrigja duhet të jenë të përshtatshme për moshën e fëmijës. Karrigja duhet të jetë e lartë deri në bel që të mbështetet.

Dyshemeja nuk duhet të jetë çimento por prej druri që të mbajë ngrohtë në pamundësi tapet.

 

Banjot duhet të lahen dhe të dizinfektohen vazhdimisht e të mos ndoten jashtë wc.Këto masa mbrojtëse dhe së bashku me mësimin e rregullave të higjenës e pregatisim fëmijën me për të mbrojtur shëndetin e tij dhe të largojë sa më shumë rrezikun e sëmundjeve infektive.

Në dhomë nuk duhet të lihen ushqime sepse prishen dhe krijojnë avuj helmues.

 

Mbeturinat ushqimore pas ngrënies duhet të mblidhen në sy të fëmijës që ai të edukohet e më vonë kur të rritet ti mbledhë vetë.Ushqimet e lëna janë terreni më i mirë dhe i favorshëm për zhvillimin e mizave.Miza është insekti më i ndyrë që shëtit në kanale, plehra, në ndyrësira etj. Me krahët dhe këmbët merr pjesë të vogla e thërmija ndyrësirash ku gjënden miljona mikrobesh si ato të tifos, paratifo, të dizanterisë, të kolerës i depoziton mbi sendet ushqimore si bukë, djathë, mish etj.

 

Si të mbrohemi nga rreziqet që sjellin mbeturinat ?

Në ujë, tokë në ambjentin rrethues qarkullojnë miljona qënie të gjalla aq të vogla sa që shikohen vetëm me mikroskop. Këto qënie të vogla që janë quajtur bakterie n.q.se gjejnë ushqimin, lagështinëdhe temperaturën e duhur shkaktojnë këto sëmundje ku shkak i zhvillimit janë mbeturinat e të gjitha llojeve.

Çfarë masash duhen marrë për parandalimin e tyre.

Lëndët organike që ndodhen në plehrat sapo bien në tokë fillojnë të kalben për një kohë të shkurtër,çlirojnë gazra me erë të keqe, duke u bërë kështu burim ushqimi për mikrobet, për mizat, brejtësit të cilët janë mbartësit e mikrobeve. Midis mikrobeve që zhvillohen janë shkaktarët e tifos së zorrëve, paratifo, dizanterisë, tbc, të plasjes , të kolerës,parazitët etj. Këto mikrobe qëndrojnë gjallëpër një kohë të gjatëbile muaj. Mikrobet përhapen nga mbeturinat tek njerëzit nëpërmjet mizës e cila ushqehet me këto plehra, materiesh fekale duke infektuarushqimet dhe sendet e fëmijëve.

 

Prindër! Zbatoni rregullat e higjenës duke bërë largimin e menjëhershëm të plehrave si në shtëpi ashtu dhe në ambjentin rreth shtëpisë.

 

Kujdes në ujin e pijshëm i cili mund të kontaminohet nga plehrat apo kanaleve të ujrave të zeza të feçeve te kafshëve apo të njerëzve.

Kujdes duhet patur në vaditjen e perimeve dhe zarzavateve që kalojnë në përpunimin me ujë të kanaleve nga ujrat e zeza apo mbeturinat e kafshëve.

Çdo familje duhet të ketë një kuti ose qese për hedhjen e plehrave e cila duhet të pastrohet përditë.

Kujdes Wc duhet të pastrohen me dizinfektantë si Açe apo detergjentë.    

Ka mikrobe që i rezistojnë shumë të zjerit dhe nuk ngordhin duke mbetur kështu të rrezikshme prandaj për të larguar këtë rrezik që mund të përhapë sëmundjet infektive është e domosdoshme që ushqimet të mbrohen nga mizat, të mbulohen mirë ose të futen në dollap.

 

                        Cilat janë këto zakone higjenike ?

 

Këshillat në këtë drejtim janë të thjeshta por kanë një dobi shumë të madhe. Higjena personale fillon që nga flokët, sytë, goja, trupi, duart, thonjtë, këmbët.

Flokët: - Prindi duhet të kontrollojë flokët e fëmijës për praninë e morrit,parazit që përhapet shumë shpejt duke pasur kontakte të afërta ose ngjitet nëpërmjet krëhërit, furçës, shallit, jastëkut etj. Flokët duhet të lahen të paktën 1herë në javëme ujë të ngrohtë dhe sapun (shampo).

Sytë: - Fëmija mund të fërkojë sytë me duar të pista prandaj ato duhen larë me kujdes dhe prindi të mësojë fëmijën që duke larë duart parandalon disa sëmundje të syve.

Goja: - Dhëmbët pa karies dhe goja e pastër favorizon një shëndet të mirë tek fëmija.

Çdo mëngjez fëmija duhet të lajë me furçë dhëmbët dhe të shpëlajë gojën

Prindi duhet të mësojë fëmijën të lajë dhëmbët me furçë dhe pastë dhëmbësh.

Duart: - Fëmijës duhet mësuar të lajë duart me sapun pas lojës dhe para se të hajë bukë.Duart të lahen me ujë të pastër dhe më shkumë sapuni. Prindi të numërojë deri në 20 sepse deri në 20 sek. bëhet pastrimi mekanik i mikrobeve nga duart.

Trupi: - Larja e trupit është shumë e rëndësishme sepse parandalon sëmundje dhe acarime të lëkurës. Larja bëhet më ujë të ngrohtë dhe sapun, n.q.se nuk ka mundësi dush të përditshëm, prindi të lajë me ujë të ngrohtë e sapun duart, qafën e fytyrën dhe ti bëjë banjë 2 herë në javë.

Thonjtë: - Prindi duhet të shikojë thonjtë çdo javë tek fëmija, ti priten sa herë të zgjaten dhe të mbahen pastër sepse mund të transmetojnë sëmundje të ndryshme nëpërmjet papastërtisë që grumbullohet nën to.

Këmbët: - Fëmijët duhet të kenë kujdes për këmbët që të mos ekspozohen ndaj rreziqeve si plagosjeve ,tetanozit duke i mbajtur zbathur pa sandalje apo këpucë.

Veshja: - Fëmija duhet të vishet çdo ditë me rroba të pastra.Ngrënia: - Fëmija duhet të mësojë të hajë në tavolinë.Gota e ujit të jetë personale. Pastërtia e dhomës, të hidhen plehrat në vëndin e caktuar, pastrimi i dyshemesë,largimi i plehrave, ajrosja e krevateve dhe shkundja e çarçafeve,mbajtja e dritareve hapur për një kohë në mëngjez   ndikon në zhdukjen e mizave.

Shtrati duhet mbajtur pastër dhe fëmija të mos flerë me rrobat që ka veshur gjatë ditës. Pastërtija e shtratit ndikon që fëmija të flejë mirë dhe lehtë duke fituar energji të mjaftueshme për të nesërmen.

 

 PRINDËR MBRONI FËMIJËN TUAJ

NGA SËMUNDJET NGJITËSE

 

Mikroorganizmat janë qënie të gjalla të vogla që shihen vetëm në mikroskop dhe shkaktojnë sëmundje infektive ose ngjitëse. Trasmetimi ndodh nëpërmjet mjedisit , si p.sh. ajrit,ujit, tokës, ushqimeve, objekteve të përdorimit të përditshëm si dhe disa lloj insekteve.

Disa transmetime 1) Nga kafshët nëpërmjet kafshimit shkaktohet sëmundja e tërbimit, 2) Nga ajri shkaktohet tuberkulozi, fruthi etj., 3) Nga uji i ndotur shkaktohet diarrenë 3) Nga ushqimet shkaktohet tifo dhe hepatiti A 4) Nga toka shkaktohet tetanozi 5) Objektet e përditshme si lodrat shkaktohet dizanteria. 6) Nga insektet shkaktohet malarja etj.

Disa nga sëmundjet ngjitëse që hasen më shpesh tek fëmijët 0-6 vjeç

 

 Variçela ose Lia e dhënve

Sëmundje virusale që përhapet shumë shpejt me fshikëza të vogla që mbushen me lëng, më vonë plasin dhe thahen.

 

Parotiti ose Shytat

Sëmundje virusale që jep fryerje të gjëndrave të pështymës, poshtë veshit dhe duke dhënë dhëmbje të tij.

 

Hepatiti ose Verdhëza

Sëmundje virusale me disa tipe si A,B,C,D,E por më i zakonshëm eshtë tipi A që fillon me humbje oreksi, këputje dhe vazhdon me urinë të errët dhe jashtëqitje të bardhë.

 

Rubeola

Sëmundje virusale me prekje të gjëndrave poshtë qafës e veshit si dhe perhapjen e disa fshikëzave të vogla në fytyrë dhe brënda një dite kalon në të gjithë trupin.

 

Morbili ose Fruthi

Sëmundje virusale me përhapje të shpejtë që fillon me fshikëza të kuqe në veshët,pastaj në të dy faqet,zbret në qafë dhe më vonë mbushet і gjithë trupi. Fëmija ka ethe, rrjedhje hundësh, sytë të skuqur e të lotuar, vështirësi në dritë.

 

Skarlatina ose Ethet e kuqe

Sëmundje bakteriale me ethe, me fytin e skuqur dhe pika të vogla të kuqe që fillojnë në qafë ,nën sqetulla e rrëzë kofshëve e pas1-2 ditëve skuqja mbulon gjithë trupin.

 

Difteria

Sëmundje bakteriale shumë e rrezikshme, me prekje të bajameve, të lëkurës dhe të kordave të zërit që kalon deri në pengim të frymëmarjes dhe me formimin e membranave gri që mbajnë erë të keqe. Ato helmojnë trupin.

 

Pertusi ose Kolla e mirë

Sëmundje bakteriale që jep kollë me tingull të veçantë ,me fërshëllimë, me zhurmë të ndjekura nga një seri e dytë kollitjesh të shkurta, te cilat mund të jenë nga 5-15 herë kollitje. Kriza e kollës mund të përfundojë me të vjella.

 

Tuberkulozi

Sëmundje bakteriale që prek mushkritë por mund të prekë veshkat, kockat etj. Fillon me mungesë oreksi, dobësim, lodhje, kollë që vazhdon me dhimbje gjoksi dhe vështirësi në frymëmarrje.

 

Meningiti

Sëmundje që shkaktohet nga viruset ose nga bakteriet që infektojnë lëngun në hapësirat e trurit e të shyllës kurrizore. Ajo shprehet me ethe, qafë e ngrirë, dobësi, dhimbje koke ose përgjumje, frikë ndaj dritës, të vjella.

 

  MBRONI FËMIJËT NGA DIARREA

Diarrea ose barku i verës përfshin nje sërë sëmundjesh të shpeshta në fëmijët e vegjël veçanërisht në kohën e verës që me zhvillimin e tyre mund të bëhen të rrezikshme për jetën e tyre. Shkaktarët e sëmundjeve janë disa mikrobe që hyjnë në organizmin e fëmijëve me anën e duarve të palara të fëmijëve ose të prindërve, me anën e ushqimeve të ndotura ose të prishura, frutave dhe perimeve të palara, nga mungesa e pastërtisë të vetë fëmijës dhe të ambjentit ku mbahet.

Sëmundjet e barkut të verës që në fillim paraqiten me heqje barku të shpeshta 3-4 herë deri në 10 herë në ditë. Të dalat kanë erë të keqe, janë të përzjra me sekrecione viskoze (qura) në disa raste me gjurma gjaku. Fëmija fillon të ketë temperaturë, të vjella, sipasojë e humbjes të lëngjeve e të kriprave, si dhe helmimit nga mikrobet fëmija und të bie në gjëndje të rëndë për të cilën nevojitet sa më parë ndihma mjeksore e domosdoshme.    

Sasia e lëngjeve jepet sipas moshës dhe këshillave të mjekut.

 

PARANDALIMI I DIARRESË

KËRKON:

 

Gjatë muajit të parë i siguroni fëmijës qumështin e gjirit dhe mos e zvjerdhni atë gjatë verës.

Fëmijës më të rritur i jepni shtesat e ushqimit të pregatitur sipas këshillës së mjekut të konsultorit.

Për fëmijët me ushqim të huaj zjeni mirë qumështin e lopës i cili mund të zëvëndësohet me kos i pregatitur i freskët, sepse nuk lejon zhvillimin e mikrobeve.

Mbani ushqimet në vënd të freskët dhe të pastër, pregatisni ushqimin në çdo vakt. Fëmijës mos i jepni ushqim të mbetur nga vakti tjetër.

I jepni fëmijës pemë dhe zarzavate vetëm pasi të lahen me ujë të bollshëm.

Lani duart me sapun çdo herë që i jepni gji fëmijës ose kur pregatisni ushqimin. Enët e fëmijës pas çdo përdorimi të lahen me ujë të ngrohtë dhe sapun. Mos i jepni ushqime të voglit me duar të palara. Kujdes duhet patur për fëmijët me biberon rrenës që bie për tokë e ndyhet për këtë duhet të lahet mirë me ujë të ngrohtë e detergjent.

Respektimin e rregullave të higjenës.

Kujdes për higjenën e ushqimit.

Përdorimin e ujit higjienikisht të pastër.

Kujdes për ruajtjen e mjedisit. Luftoni mizat kudo si përhapëse të sëmundjes dhe mbani

pastër banesën.

Ushqimin me gji të latantëve. ( vazhdohet ushqimi me gji më shpesh se zakonisht )

Dhënien e ushqimit të paktën 6 herë në ditë në sasi të vogla dhe të shpeshta.

Dhënien e lëngjeve të frutave të freskëta si mollë, boronicë dhe banane.

Ushqimi të jetë i sapo- gatuar, i grirë ose i shtypur me drithra dhe zarzavate si karrota.

Në diarretë jashtëqitjet janë më të shpeshta dhe përmbajnë më shumë ujë se normalisht.

Ato kërkojnë shumë lëngje.

Mbani pastër trupin dhe veshjen e tij. Mos e vishni trashë, mbajeni fëmijën në një dhomë

të ajrosur e të freskët duke hapur dritaret disa orë në ditëose gjithë ditën. Shëtisni fëmijën 

në kohën e pasdites në kopshte, lulishte, parqe etj.

Lëngjet që jepen në diarre (heqjet e barkut):

Solucion tresoli (ORS)

Lëng orizi, kos, çaj jo të fortë.

Ujë të zakonshëm, të zier ose të ambalazhuar.

Fëmijës nën 6 muaj kur ka të vjella i jepet vetëm tresol ose ujë të zakonshëm të zier.

Sasia e lëngjeve jepet sipas moshës dhe këshillave të mjekut.

Fëmijës nën 2 vjeç lëngjet i jepen me lugë çaji çdo 2 minuta, 50-100ml. Në rast të vjellash, pritet 10 min. dhe lëngjet jepen me ngadalë lugë-lugë çdo 3 minuta.

Fëmijës mbi 2—6 vjeç lëngjet i jepen me filxhan pak nga pak 100 –200ml., pas çdo jashtëqitje të ujshme.

1gotë uji = 200ml.lëngje

1 filxhan kafeje = 70ml. lëng.

Në raste te shfaqjes së sëmundjes:

Me tu shfaqur shënjat e para të sëmundjes, me të dala më të shpeshta, të vjella ndërprisni çdo lloj ushqimi për 5-12 orë duke përfshirë dhe qumështin e nënës. Ndërkohë i jepni fëmijës të pijë tresol ose ujë të zjerë të ftohur lugë-lugë, çdo 3-4 min.

Shpjereni sa më shpejt tek mjeku. N.q.se mjeku këshillon shtrimin në spital mos humbisni kohë. Vetëm kështu mund të shpëtojmë nga rreziku.

Kur mjeku këshillon mjekimin në shtëpi filloni sa më shpejt atë. Mos e ndërprisni pa lejen e mjekut mjekimin edhe kur vëreni përmirësimin e shpejtë të fëmijës.

Me një kujdesje të tillë ju do të ktheni brënda një kohe të shkurtër shëndetin e fëmijës tuaj.  

 

  Prindër!       Kujdesuni për dhëmbët e fëmijëve tuaj 

Mësojini fëmijës që pas çdo ngrënie të shpëlajë gojën me ujë.

Përse prishen dhëmbët ?

Dhëmbi ka një cipë të hollë mbrojtëse shumë të fortë që është smalti i dhëmbit. Kur ai dëmtohet, në gjuhën mjeksore quhet “karies”.Prishja e dhëmbit apo gërryerja e smaltit shkaktohet nga mungesa e higjenës së gojës, përdorimi i sendeve të forta, nga acidet laktik dhe acetik si dhe nga sheqeri i industrializuar i çdo lloji. Të gjitha këto nisin aktivitetin e bakterieve. Kariesi zhvillohet në vëndet ku ngel ushqimi, në anët dhe gropëzat përtypse të dhëmbëve. Mbeturinat ushqimore pasi dekompozohen,veprojnë mbi smaltin e dobësojnëdhe prishin atë. Kariesi shfaqet më shumë tek ato, fëmijë që përdorin ushqime të njëanshme dhe më pak tek ata që përdorin ushqime të shumëllojshme.

Jepini fëmijës ushqim të shumëllojshëm të pasur me vitamina, sepse kjo zvogëlon rrezikun e kariesit

Pastrimi i dhëmbëve

Rreth moshës 2 vjeçare, larja e dhëmbëve duhet të bëhet një zakon i përditshëm për fëmijët.

Mësojini fëmijët tuaj të lajnë dhëmbët me furçë. Ajo zgjidhet sipas moshës. Furça blihet në çdo farmaci apo market.

Furça pasi të përdoret duhet të mbahet në një gotë. Ajo vendoset me kokën lart në në mënyrë që të thahet në ambjent.

Furça kur prishet, duhet të ndrrohet. Zakonisht ajo ndërohet një herë në 2 apo 3 muaj.

Pasta e dhëmbëve për fëmijët duhet të jetë e butë, pa esenca të forta, me shije frutash dhe me fluor.

Teknika e larjes

Dhëmbët duhen pastruar duke e lëvizur furçën nga lart poshtë si dhe nga jashtë e brënda dhëmbëve.

Shpëlarja e gojës duhet bërë me ujë të bollshëm. Jepini një gotë me ujë fëmijës dhe mësojeni si të mbushë gojën me ujë e pastaj ta zbrazë në lavaman.

Pastrimi i dhëmbëve duhet bërë 2 herë në ditë në mëngjes dhe në mbrëmje.

Kariesi duhet të luftohet me larjen e dhëmbëve.

Kujdes! Nëse ka dhëmbje kur kapërcehen ushqime shumë të ftohta ose shumë të nxehta, kjo është shënja që kariesi mund të ketë prekur dhëmbin.

Ushqimet që favorizojnë kariesin janë ato që përmbajnë sasi të mëdha sheqeri (ëmbëlsira etj.).

Ushqimet që bëjnë mirë dhëmbëve janë kryesisht karotat, mollët, qumështi, peshku dhe zarzavatet.

 

 Prindër mbroni

fëmijët nga të nxehtit e stinës

 Mos i lini fëmijët të luajnë në diell.

              Çfarë shkakton koha e nxehtë e verës?

Trupi i njeriut ka mekanizma rregullues të nivelit të temperaturës të cilët e mbajnë temperaturën e trupit në limitin normal, por fëmija këtë limit e ka më delikat ku në një temperaturë të lartë ekspozimi mekanizmat regulatore tek fëmija janë mëpak të reagueshme se tek i rrituri, ato nuk funksionojnë më dhe nuk mund të mbajnë temperaturën e trupit brënda limiteve normale.

 

Temperatura e lartë e ajrit, kur nuk merren masat përkatëse parambrojtëse, mund të ndikojë në mënyrë të dëmshme tek fëmijët e vegjël 0-6vjeç. Më shumë kujdes duhet bërë  me fëmijët e moshës së gjirit.

 Shenjat dalluese në rastet e goditjes nga dielli janë :

 

Temperatura e trupit ngrihet nga normalja 370 në 410 e më shumë.

Fëmija mund të jetë i hutuar dhe i shqetesuar

 Ankon se ka të nxehtë dhe dhëmbje koke

 Lëkura është e ngrohtë dhe e thatë.

 skuqje të fytyrës,

 dhimbje të syve,

 humbje ndjenjash,

 eksitim nervor që shoqërohet me të dridhura (konvulsione)dhe jo rrallë goditja

 nga dielli është e rrezikshme e vdekjeprurëse.                                                                                                                                           

 Ato shfaqen menjëherë ose pak kohë pas ekspozimit në diell të kokës dhe qafës kur këto janë të pambrojtura.

 Edhe në rastet kur ato janë pak të dukshme tek fëmijët duhet bërë kujdes і vazhdueshëm.

 Disa këshilla mjeksore ndaj temperaturës së lartë.

Gjatë goditjes nga dielli menjëherë bëhet largimi i fëmijës nga vëndi і ekspozuar ndaj të nxehtit dhe vendoset në një vënd me hije, të freskët e të ajrosur në pozicon gjysem ndenjur , gjysëm shtrirë.

Xhvishe fëmijën.

Fëmijën e mbështjellim me çarçaf të lagur duke i hedhur herë pas here ujë të ftohtë dhe duke e lëvizur në mënyrë që avujt të dalin nga çarçafi që fëmija të ftohet sa më shpejt, ose në pamundësi і vendosen kompresa të ftohta në kokë, fytyrë dhe në qafë, duke i freskuar me ujë të ftohtë herë pas here. Kjo proçedurë vazhdon deri sa temperatura e fëmijës të bjerë 380 celsius.

Fëmijës i jepet të pijë ujë apo lëngje frutash të freskëta.

Kontaktimi me mjekun pediatër duhet të jetë і menjëhershëm në kushtet e shtëpisë apo në qëndrën spitalore, pa ndërprerë dhënien e lëngjeve apo kompresat,thirret mjeku pediatër për të parë fëmijën і cili vendos për ta çuar fëmijën në spital apo jo.

Në raste kur nuk ka mundësi që të vijë mjeku, prindi duke e mbajtur fëmijën me kompresa dhe lëngje duhet ta çojë vetë sa më shpejt në qëndrën spitalore. 

Si mund të parandalohen sëmundjet nga temperatura e lartë e stinës.

 

Fëmijës duhet ti mbrohet koka dhe qafa nga dielli, vendosini atij një kapele, evitoni qëndrimet për një kohë të gjatë nën rrezet e diellit sidomos në orët më të nxehta të ditës.

 

Nxirrini fëmijët shëtije vetëm në orët e freskëta të mëngjezit dhe të pasdrekës. 

                                                                                                                 

 Mbani fëmijën në vëndin më të freskët të shtëpisë në ditët ose orët më të nxehta.

 

Këshillohen banjot freskuese  me ujë të vakët çdo ditë dhe disa herë në ditë.

 

Në ambjentet me temperaturë te lartë dhe lagështi të madhe si në plazh banjot e diellit duhen bërë para orës 11 :00 dhe pas dite pas 17 :00.

 

Veshja e fëmijës të jetë sa më e lehtë dhe me ngjyra sa më te çelta.

 

Jepini të pijë ujë, çaj ose lëngje frutash në çdo 10-15minuta, nga disa lugë çaji sipas moshës. Mos i jepni fëmijës lëngje shumë të ftohta sepse shkakton dhëmbje barku.

 

Mos i mbani fëmijë në vënde të mbyllura.

 

Mbani hapur dritaret nga ana ku nuk hyn dielli, ndërsa dritaret nga hyn dielli і zini me perde të trasha. Kohë në kohë kaloni dyshemesë një leckë të lagur.  

 

 Vaksinoni   fëmijët   tuaj

                             Këshilla për vaksinimin

 

 

— Duke vaksinuar fëmijën tuaj mbroni shëndetin e tij nga sëmundje të ndryshme infektive ( si Poliomeliti, difteria, kolla e mirë, tetanozi, fruthi, tbc., verdhëza, rubeola, dhe parotiti).

 

 

   Vaksinimi ka si qëllim që organizmi të prodhojë trupa mbrojtës karshi sëmundjes.

 

— Vaksinimi fillon sa lind fëmija dhe vazhdon kështu sipas një kalendari të caktuar sipas moshës dhe    llojit të vaksinës.

 

 

   Vaksinimi kryhet në konsultoren e lagjes ku banon fëmija i cili pajiset me kartelën e vaksinimit.

 

 

— Fëmija për çdo vaksinim regjistrohet në regjistrin e vaksinimit si dhe në kartelën personale të tij.

 

   Vaksinimi është i detyrueshëm me ligj dhe kryhet falas

    Prindër n.q.se nuk vaksinoni fëmijën tuaj gjobiteni sipas sanksioneve ligjore.

 

 

   Prindër, fëmija juaj n.q.se nuk është i vaksinuar mund të sëmuret duke lënë pasoja të rënda si invalid apo deri në humbjen e jetës së tij.

 

 

 

    Fëmija nuk mund të regjistrohet në çerdhe pa numrin e kartelës së vaksinimit ose të vetë kartelës së vaksinimit.